Berisha paralajmëron Ramën: Mos ndërmerr asnjë veprim puçist se do përballesh me revoltën popullore!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e qeverisë Edi Rama që të mos ndërmarrë asnjë veprim puçist se do përballet me revoltën popullore.

Edi Ramën, e sulmoi nuk e sulmoi, e garantoj se 11 maji do sjellë një audit të përgjithshëm të të gjitha vjedhjeve, shpërdorimit të tmerrshëm të 67 miliardë eurove në 12 vite të shqiptarëve.

Një!

Dy, të gjitha vjedhjet familjare, personale të Edi Ramës do ndëshkohen me forcën më të madhe të ligjit.

Tre, Edi Ramën, e paralajmëroj të mos marrë asnjë veprim puçist. Veprimet puçiste janë të dënueshme dhe do të përballet me një revoltë popullore në qoftë se ndërmerr veprime puçiste.

E provoi Edi Rama, i provoi të gjitha.

Tani është shkallmuar, atë që patë ju në një episod, ato episode janë ciklike, periodike.

Aty ndërrohen karriget çdo dy ditë se thyhen karriget, e vërteta kjo. Por Zoti ia shtoftë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne duhet të përqendrohemi me të gjithë kohën tonë tek programi transformues që kemi

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Elbasan …