Berisha: Shkallmimi i Ramës lidhet me lajmin se po hapet dosja McGonigal!

Kryetari i PD, Sali Berisha, shkruan në median sociale se, Edi Rama ka shkallmuar për shkak se po hapet dosja McGonigal.

“Shkallmimi i Ramës lidhet me lajmin se dosja McGonigal po hapet! Ndërkohë Rama përgatit Gjiknurin si kurbanin e radhës! Po Gjiknuri…!?”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se gjatë një seance në Kuvend, Berisha deklaroi se Gjiknuri ka financuar festat e bixhozit të djalit të diskredituar të Joe Biden.

Ndërkohë Berisha poston edhe një video të gazetarit amerikan, John Schindler, i cili thekson se McGonigal ka marrë shuma të mëdha parash në Shqipëri falë lidhjes me Edi Ramën.

Por ndërsa McGonigal është në burg, korruptori i tij, Edi Rama vazhdon të jetë i lirë.

 

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …