Trump shkarkon të gjithë prokurorët e emëruar nga Biden: Janë të politizuar!

Presidenti i SHBA, Donald Trump akuzon Departamentin e Drejtësisë se është i politizuar si kurrë më parë në historinë e vendit. Trump shënjestroi prokurorët federalë që punonin në administratën e Joe Biden.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth, Donald Trump njoftoi se kishte urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë prokurorëve që i përkasin, siç e quan ai, “Epokës Biden”.

“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë. Prandaj, kam udhëzuar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të “Epokës Biden” në SHBA. Ne duhet të “pastrojmë shtëpinë” dhe të rivendosim besimin. Epoka e Artë e Amerikës duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë dhe të ndershëm që fillon sot”, shkruan Trump në Truth.

Trump Postimi Ne Truth

Fjalët e shefit të Shtëpisë së Bardhë vijnë pasi administrata Trump u raportua kohët e fundit se kishte “shkarkuar më shumë se 20 prokurorë të emigracionit nga Departamenti i Drejtësisë”, të cilët ishin “punësuar së fundmi” për të shërbyer si “gjyqtarë pro emigracionit në gjykatat e emigracionit të vendit”.

 

 

Sipas mediave të huaja, administrata Trump është raportuar gjithashtu të ketë pushuar mbi një duzinë prokurorësh që kishin punuar më parë në rastet e prokurorit special Jack Smith kundër Trump, me një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë.

About Redaksia

Check Also

Një tërmet 8.8 ballë goditi Rusinë lindore, paralajmërime për cunam në Japoni, Alaska dhe Hawaii

Një tërmet i fuqishëm, me epiqendër në rajonin e Kamçatkës, shkaktoi paralajmërime për cunami në …