CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Krim zgjedhor!

Nga Genc BURIMI

Dhe Putini dhe Maduro do t’ia kishin patur zili Edi Rames kete inovacion skanadaloz elektoral.

Ne diten me diell, nen syte e gjithe Trupit diplomatik ne Shqiperi, por mbi te gjitha me nje sfidim total te SPAK—ut, te Prokurorise se Tiranes dhe KQZ – se qe kane premtuar procedura eksprese kundra krimit zgjedhor, Edi Rama mbledhë sot në miting në Sheshin Skënderbej 6 mijë punonjës të bashkisë Tiranë !

Ose Edi Rama do t’u flase si Kryeminister dhe kryen krimin e nje puçi institucional duke uzurpuar kompetencat e Pushtetit vendor qe legjitimetin e ka nga zgjedhjet lolake dhe jo nga Qeveria. Ose Edi Rama do te flase si kryetar I PS-se duke u zhytur koke e kembe ne krim elekotral me perdorim burimesh shteterore per fushate, me  fjalime plot sharje kundra opozites dhe gjithefare reklamash per Partine ne pushtet.

Per shume me pak se kaq, SHBA-te shpallen non grata ish-kryeministrin e Bosnie- Hercegovines Fadil Novalić i cili me pas dhe u arrestua. Per shume me pak se kaq  Sarkozi ne France u be objekt hetimesh te gjithanshme per financime ilegale te fushatave te tija elektorale.

Me mitingun e tij ku sjell me sforco 6 mije punonjes bashkie qe s’paguhen nga PS-ja por nga populli i Tiranes, Kryeministri Edi Rama thyen nje rekord ne mos boteror te pakten eurpian. Kurre nje lajthitje e tille nuk ishte pare deri sot ne nje shtet te famlijes europiane ku Shqiperia kerkon te behet pjese.

Me kete gjest kaq sfidues , Edi Rama nu ia hedh dorezen ne fytyre Opozites, por Drejtesise shqiptare dhe Bashkesise nderkombetare. Dhe sa kohe do te tolerohen cirqe te tilla?

About Redaksia

Check Also

Nga loti te lotët…

Nga Lutfi DERVISHI Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugurimi bëhej në …