Berisha: Askund si në Shqipëri s’lulëzuan praktikat dhe qëndrimet e Sorosit!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se askund si në Shqipëri nuk lulëzuan praktikat dhe qëndrimet e Sorosit, që më pas u shndërruan në mbështetje për narko-diktaturën.

Duke folur në aktivitetin, ’20 shkurt ’91, Kujtesë për Veprim’, Berisha tha se janë rastësi, etiketimet dhe qendrimet ndaj Edi Ramës, si kukulla e Sorosit.

“Miq, ne qendruam ndaj kësaj diktature, qendruam me bindjen se është detyrim të përballesh me të keqen. Por qendruam edhe me bindjen se, kurrë nuk do mund të zgjasë. Dhe bindja jonë u provua e drejtë.

Donald Trump, fitorja e tij ishte fitorja e lirisë në botë. I deklaroi kombit të tij se, rreziku ynë më i madh është rreziku i brendshëm. Jo Kina, jo Rusia. Janë armiq, por një armik tjetër i brendshëm është rreziku më i madh për popullin amerikan.

Çfarë ishte ky armik?

Ky armik ishte armata e të gjithë atyre që predikonin censurën për pushtetin e tyre. Ky armik, ishin ata të cilët bënin gjithçka për të manipuluar zgjedhjet. Ky armik, ishin ata të cilët krijuan drejtësinë politike. Që kandidatin për president, sapo kandidoi i ngrinin padi me dhjetëra e dhjetëra akuza.

Ky armik, në shumë aspekte po i paraqiste SHBA-të një vend me drejtësi politike, një vend të censurës.

Ky armik, sulmoi familjen, vlerat e saj. Ky armik, sulmoi gjininë njerëzore. Doli përtej Marksit, sepse me ndërhyrjen në identitetin e gjinisë njerëzore, do të krijonin njeriun e ri, shoqërinë e re. Po ky armik, miqtë e mi, kur në SHBA-të 350 milionë banorë shtet ndërmori gjithë ëkto masa, në Shqipëri ishte shumë më i egër.

Në krye të këtij sulmi të ekstremit të majtë qendronte monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, i cili tejkaloi Marksin. Me doktrinën e ndërhyrjes në gjininë njerëzore që jep Zoti, ai tejkaloi dhe vet Marksin.

Por, të jemi realistë. Askund, në asnjë vend tjetër nuk u përsëritën, nuk lulëuan si në Shqipëri këto praktika, këto qendrime dhe u shndërruan në nëj faktor të fuqishëm të mbështetjes së narkodiktaturës.

Lavdi Zotit, Donald Trump fitoi. U rikthye, duke patur përballë makinerinë më të fuqishme të kohërave, të shpifjes, manipulimit, mashtrimit. Shpëtoi nga atentatet dhe i preu kokën gjarprit.

Nuk janë të rastit, të dashur qytetarë dhe qytetare etiketimet dhe qendrimet ndaj Edi Ramës. Në gazetën më të madhe të botës, dje cilësohej përsëri si kukulla e Sorosit, sepse është ai, sepse ashtu qe. Sepse Aleksi, pas çdo krimi që kryenin, do vinte këtu dhe ia hidhte krahun në qafë: vëllai im, Erion. Vëllai im, Edvin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Intriga, përgjime e “spiunime”, çfarë po ndodh në Gjykatën Kushtetuese…

Nga Boldnews.al Ervin Karamuço, pedagog dhe ekspert sigurie, deklaroi një ditë më parë në studion e …