Berisha: Mitingun e funeralit politik të Ramës do e organizojmë aty ku mbajti mitingun e funeralit politik të Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencë për mediat se, mitingun e funeralit politik të Ramës do e organizojmë aty ku mbajti mitingun e funeralit politik të Veliajt.

“Rrogat e ulëta, do vendoset rroga 500 euro.

500 euro do të thotë rritje me 20 e ca për qind e rrogës. Do rritet ajo 3 muajt e parë. Po

Këto janë ta quajmë paketa e sulmit kundër skamjes.

Me këto, skamja zhduket. E ka zhdukur çdo vend. Skamjen e zhduk çdo vend i lirë i grupit të vendeve si Shqipëria me të ardhura të mesme të larta, nuk ka skamje. Nuk mund të ketë se e shpërndan. Përdor modelin e shpërndarjes. E ka në dorë.

Është absolutisht kështu. Varfëri ka. Varfëria është tjetër, varfëria ekstreme është tjetër.

Kurse këtu është thelluar çdo vit e më shumë skamja. Dhe kulmi i kulmit është se administrata 200 mijë punonjës nuk paguajnë sigurime shoqërore dhe i lënë pensionistët në atë gjendje.

Ky është një krim shumë i madh se Edi Rama nuk e ka mendjen aty.

Ekziston vetëm familja e tij, avokatia për familjen e tij, avokatia për Erion Veliajn, për fustanet e Ajolës, për vjedhjet e Belindës, kjo është e vërteta.

Pensionistët duan pensione dhe ky po i gënjen me bonusin tani. Bonusi është një krim elektoral që po kryen dhe për të cilin në mënyrë absolute do ndëshkohet si me votë më 11 maj, si me ligj më mbrapa.

Do ndëshkohet për çdo krim elektoral. Dhe ju garantoj se nëse dje shqiptarët panë mitingun e funeralit politik të Erion Veliajt, është e afërt dita kur do të shohin mitingun e funeralit politik të Edi Ramës. Dhe po në atë shesh.

Ai miting do organizohet po në atë shesh ku organizoi mitingun e funeralit të Erion Veliajt. Se ky filloi tani me mitingje funeralesh, atëherë do i kthehet në kokë.

Ashtu ishte ai. Më pëlqeu mua si miting. Ishte i pëlqyeshëm. Pra, në këtë mënyrë bile shpresoj që të jetë para 11 majit. Nuk e dimë gjërat, ka zhvillime të shpejta shumë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Noka: Qeveria Rama më e korruptuara dhe më e inkriminuara në Evropë!

Gjatë takimit madhështor të Partisë Demokratike në Parma foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD …