Vrasjet për të cilat akuzohet Safet Bajri që grabiti edhe zgjedhjet lokale në Shkodër

Është arrestuar me urdhër të Gjykatës së Posaçme “i forti” i Dobraçit, Safet Bajri. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018. Ai akuzohet edhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.Fatbardh Lici është vëllai i “Tatës”, Mustafa Lici dhe xhaxhai i Ibrahim Licit.

Safet Bajri po transferohet në këto momente drejt Tiranës, ndërsa kujtojmë se dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e tij në Shkodër.

Urdhërarrest është lëshuar edhe për krahun e tij të djathtë Asmer Bilali dhe Behar Bajrin.

Kujtojmë se Safet Bajri po hetohet edhe në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, pa lidhje me ngjarjen, të cilët po udhëtonin me motor dhe u përplasën nga automjeti i viktimave.

Mësohet se grupi i Safet Bajrit vitin e kaluar tentoi të ekzekutojë Aleksandër Prendi. Ky i fundit iu përgjigj agresorëve me plumba dhe në vendin e ngjarjes pati të shkëmbim zjarri. SPAK firmosi urdhërarresti për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin lidhje e grupit kriminal “Bajri”, ku në Rranxë të Bushatit shkuan me tre automjete të blinduara për të ekzekutuar Prendin dhe familjarët e tij, por u gjetën para breshërisë së armëve. Në kërkim është shpallur edhe Fran Koleka i cili dyshohet se pjesë e grupit të Izmir Sakicës. Samuel Troshani dhe Izmir Sakica kanë masa sigurie edhe për një ngjarje tjetër, tentativën për të vrarë Vladimir Bruçin, por edhe për masakrën e Dobraçit.

Mësohet se hetimi i SPAK ndaj Safet Bajrit është mbajtur në sekret të plotë. Safet Bajri do të shoqërohet në ambientet e Policisë së Tiranës ku do t’i merret profili i ADN-së me ekspertët dhe në prani të avokatit të tij dhe më pas duhet të presë të përballet me Gjykatën e Posaçme.

About Krye Redaktor

Check Also

LaCivita: Si mundet miku i Soros, Edi Rama korruptoi Charls McGonigal!

Njeriu që riktheu Dondal Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka premtuar se do çojë …