Kryetari i PD, Sali Berisha vlerësoi angazhimin e shqiptarëve të diasporës për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, duke theksuar se ‘këtë dimër ia kanë kthyer Shqipërisë në pranverë’.
Berisha në fund të fjalës së tij gjatë takimit madhështor me shqiptarët e Athinës tha se, ju këtë dimër, ia keni kthyer Shqipërisë në pranverë, dhe 11 majin në fitoren historike, në fitoren më të thellë.
Berisha: Do të punojmë fort për të ju garantuar ju ruajtjen e gjuhës kudo që jeni.
Për të garantuar pensionet kudo që jeni, pa diskutim. Dhe jam i bindur se do ti realizojmë. Me qeverinë e këtij vendi, me dialog konstruktiv kemi trajtuar çdo problem dhe e kemi vënë në rrugë zgjidhje çdo problem, dhe do të vëmë edhe këtë, kjo është një e drejtë.
Ju garantoj se, ju sot jemi studentë të shkëlqyer, ju jeni sot ndër ushtarakët më të aftë në ushtrinë greke, që do mbroni Greqinë, ju jeni sot njerëz që keni firmën, vulën tuaj, së bashku me qytetarët e Greqisë në transformimin e madh të Greqisë.
Shqipëria pret me padurim investimet tuaja, Shqipëria pret me padurim investimet greke.
Mos harroni se pati një të kaluar zhvillimesh shumë intensive.
Kompanitë greke morën pjesë në vepra të mëdha infrastrukture. Bankat greke ishin ndër më të zhvilluarat. Investimet greke në të gjitha fushat.
Një nga një u larguan se me mafian nuk merret askërkush. Prap do të kthehen, prapë do të vijnë në Tiranë. Dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve është një garanci për marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha fushat.
Të dashur miq!
11 maji po afron, po ju që ja bëtë dimrin, pranverë Shqipërisë, këtë dimër i‘a keni kthyer Shqipërisë në pranverë.
Midis jush qytetarëve shqiptarë në diasporë dhe emigracion dhe studentëve liberator të viti 1990, edhe ata e kthyen atë dimër në pranverë. Edhe po e ktheni këtë dimër në pranverë dhe Majin në fitoren historike, në fitoren më të thellë.
Dhe të gjithë ju do të mbeteni krenar gjithë jetën se rrëzuat dy diktatura, rrëzuat diktaturën komuniste, rrëzuat diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve të Edi Ramës.
Fitore, fitore, fitore!
Është radha jonë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Zoti e bekoftë Greqinë.
Zoti ju bekoftë ju, miqtë tuaj kudo që janë.
Faleminderit shumë.
Gazeta RD