Rama nuk uron fitoren e CDU/CSU dhe Merz në Gjermani

Me mbarimin e zgjedhjeve në Gjermani kanë vërshuar edhe urimet për fitoren e CDU/CSU dhe Merz. Presidenti amerikan, Trump e quajti një fitore të madhe të konservatorëve.

Në Shqipëri Kryetari i PD, Berisha e quajti një fitore historike, ndërsa ai që nuk ka reaguar deri tani është kreu i qeverisë, Rama, i cili në të kaluarën ka pasur marrëdhënie problematike me deputetët e CDU/CSU.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale. “Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate, dhe gjithashtu edhe humbje në zgjedhje”, tha kandidati i SPD-së për kancelar pas prognozave të para pas mbylljes së qedrave të votimit.

Këto janë parashikimet më të fundit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të përditësuara në kohë reale.

Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë shumicën e votave, e ndjekur nga AfD-ja me rreth 19.5 për qind. Kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.

Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament.

Për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të  hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind. Kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) duket se e kaloi pragun e 5%.

About Krye Redaktor

Check Also

Rekord historik me pjesmarrjen në votime në Gjermani, votuan 84% e gjermanëve

Rreth 84% e popullsisë gjermane votuan sot për të zgjedhur qeverinë e re.  Kjo është …