Berisha: Arsimi i lartë u ndëshkua nga sponsorizimi mafioz i Henri Çilit te Edi Rama

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me pedagoget mbi sfidat e Arsimin e Lartë në Shqipëri.

Në fjalën e tij, ish-Kryeminstri Berisha ka theksuar se deri para vitit 2005, Shqipëria ishte në kuotën e 12 studentëve për 1000 banorë, duke shënuar një nga përqindjet më të ulta nga 43 studentë për 1000 banorë që ishte mesatarja  e vendeve të BE-së.

Berisha vlerësoi se qeveria e tij deri në vitin 2013 bëri përpjekje që të ç’këputeshim nga kjo praktikë dhe natyrisht ishte e pamundur që të ecnim paralelisht edhe me cilësinë.

Sipas ish-kryeministrit, pas vitit 2013, arsimi i lartë në Shqipëri u ndëshkua në mënyrën më anti-kombëtare nëpërmjet të famshit ligjit të arsimit të lartë i cili ishte sponsorizim direkt mafioz i Henri Çilit te Edi Rama,

Berisha: Profesorë të universiteteve të vendit, mblidhemi sot për një problem themelor të çdo kohe por për disa specifika më themelore është për kombin tonë shqiptar. E vërteta është se në arsim u ndoq praktika e seleksionit, e përjashtimit masiv të rinjve nga e drejta universitare, në një kohë kur vendet e zhvilluara kishin kaluar në praktikën e dyrve të hapura për univestitetet. Ajo praktikë ndër të tjera solli që Shqipëria të kishte ndër përqindjet më të ulta në europë të të diplomuarve në universitete.

Në vitin 2005 Shqipëria kishte 12 studentë për 1000 banorë kundrejt 43 studentëve për 1000 banorë që ishte mesatarja e BE. Shqipëria kishte rreth 3% të të rriturve me diplomë universitare ndërkohë që në vendet e zhvilluara ishte 32%. Një përpjekje u bë që të ç’këputeshim nga kjo praktikë dhe natyrisht ishte e pamundur që të ecnim paralelisht edhe me cilësinë por e vërteta është se ngjitja e Shqipërisë sipas studimit të Pizas ishte nga më vertikalet por përsëri ishim larg nivelit ku duhet të ishim.

U hapën një seri degësh të universiteteve publike në rrethe por u pasuruan shumë programet, arritën në rreth 540 programe. Numri i trupës akademike u dyfishua. U bë një përpjekje e madhe për të vendosur shkollimin dhe arsimin në epiqendrën e zhvillimit të shoqërisë dhe ekzekutivit.

Pas ndryshimit të pushtetit, arsimi i lartë në Shqipëri u ndëshkua në mënyrën më anti-kombëtare nëpërmjet të famshit ligjit të arsimit të lartë i cili ishte sponsorizim direkt mafioz i Henri Çilit te Edi Rama, i cili pasi nuk arriti të më bindte në ato klauzola se i bëri vendit një dëm të pallogaritshëm duke korruptuar atë që i pranoi ligjin. Dhe mjerisht opozita shqiptare për të njëjtin faktor nuk e ndëshkoi ligjin me forcë. Çfarë ishte ky ligj, ky ligj ndëshkonte të varfrit e këtij vendi dhe këtë hap ti kurr nuk mund ta marrësh si qeveris. Përkundrazi do bësh çmos që ky proces kaq jetik për zhvillimin e vendit të ndikojë edhe në luftën kundër varfërisë në zonat e varfra.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply