Po, po, Amerika e McGonigalit ka vdekur, tani është Amerika e Sherifit të ri

Bledi KASMI

Po, po, Noc Rroku ka të drejtë.
Amerika e tij, nuk është më. Amerika e Soros, nuk ekziston më.
Amerika e zarit të tij në Departamentin e Shtetit, që sot është non grata në të githa institucionet federale amerikane, nuk është më.
Amerika, që keqpërdorej sipas orekseve të Soros, që çoi botën drejt luftës së tretë botërore dhe kaosit total, nuk është më.
Amerika, që shpiku virusin më shkatërrues dhe mori miliona jetë njerëzore vetëm që të manipulonte zgjedhjet, nuk është më.
Amerika e McGonigalit, turpit historik të Shteteve të Bashuara, zyrtarit më të lartë të FBI që korruptohej nga Noc Rroku, nuk është më.
Amerika e McGonigalit që vinte gjoba ndaj bizneseve në Shqipëri dhe i ndante paratë dhe favoret me Noc Rrokun, nuk është më.
Tani është Amerika tjetër. Amerika e amerikanëve të vërtetë. Eshtë Amerika e Sherifit të ri, që do të bëjë sërish Amerikën Great Again dhe kush i del përpara e merr e përpara.
Dhe kjo është edhe Amerika jonë. Amerika e lirisë, e fjalës së lirë, e zgjedhjeve të lira, e demokracisë dhe prosperitetit.
Amerika nuk ka ikur. Ka ikur Soros, Blinken, McGonigal dhe shumë shpejt bashkë me ta do të ikë edhe Noc Rroku ynë, por jo Amerika.
Amerika është këtu me të dërguarin e Trump, Chris LaCivita, që ka sjellë mesazhin e qartë se Trump dhe Amerika është sot në Shqipëri, Sali Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse Veliaj kërkoi praninë e mediave të dirigjuara nga burgu kur foli vetë në GJKKO

Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzë dhe jo …