Nga Gent STRAZIMIRI
Ky imazh quhet LADY JUSTICE (ZONJA DREJTËSI) dhe është simboli i drejtësisë, i ekspozuar në të gjitha gjykatat e botës demokratike.
Shalli në sy, peshorja dhe shpata në secilën nga duart, janë elementët që e karakterizojnë, duke patur si synim të simbolizojnë qënien e saj:
* i ka sytë të mbyllura me një shall, në shenjë objektiviteti dhe paanshmërie;
* i ka të dyja duart të zëna, me peshoren e drejtësisë dhe shpatën e autoritetit të saj.
Kështu funksionon kudo ku ka vërtetë drejtësi!
LADY JUSTICE, është paraqitur pra, si një ZONJË e hijshme, e paarritshme, e paprekshme, e pandikueshme, e pamiklueshme dhe e pakërcënueshme!
Me Lady Justice nuk bën dot bisedë, e as thërret dot për shkëmbim mendimesh, sepse ajo i ka sytë e mbyllura pikërisht që të mos të shohë se sa i pasur, i pushtetshëm, i “pikuar nga qielli” je!!!
Lady Justice, nuk e takon dot “për t’i shtrënguar dorën” e për “t’i dëshmuar mbështetjen”, sepse e ka të pamundur…
Që të të japë dorën, ajo duhet të lerë në tokë o peshoren, o shpatën ose të dyja bashkë (në rastin kur e përqafon ngaqë e do shumë)…
Nëse kjo ndodh, ajo që keni para syve, pavarësisht se kush dhe si jua prezanton, nuk është as LADY e as ZONJË!!!!
Është thjesht një “shoqe” nga ato që i keni njohur mirë për 46 vjet rrjesht dhe, kësisoj emërtimi “drejtësi” në vazhdim është krejt i panevojshëm, i papërshtatshëm dhe i padrejtë… sepse është thjesht mashtrim!
KAQ!
P.S. Është re-post i 14 shkurt 2024! Ia paskam pas thënë edhe këtë paradhënie, këtij dhe “partnerëve”, dashnorëve të “drejtësisë së re”