KQZ nuk e regjistron Lulin me emrin e ndryshuar në Hasa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka regjistruar “Koalicion Euroatlantik”, parti e së cilës është pjesë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Këtë të mërkurë, KQZ ka marrë vendimin për mos regjistrimin e partisë së Bashës duke theksuar se kreu i “Koalicionit Euroatlantik”, Endri Hasa nuk është kryetar me vendim të formës së prerë.

Ndërkohë nga ana tjetër Koalicioni Euroatlantik i ka kërkuar kohë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim që të marrin vendimin e Apelit lidhur me emërimin e kryetarit Endri Hasa në krye të kësaj force të re politike.

“E kemi të pamundur të sjellim vendim të formës së prerë. Na prisni deri të hënën. Afatet u përshpejtuan dhe ne kemi nevojë për kohë”, thanë përfaqësuesit e Koalicionit Euroatlantik.

Kërkesë me të cilën Celibashi u dakordësua duke iu thënë përfaqësuesve të Koalicionit Euroatlantik se ditën e hënë të dorëzojnë vërtetimin nga regjistri i partive për ndryshimet e bëra.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse Rama nuk po e mbyll dot TikTok-un

Ditën e sotme, sipas urdhrit të qeverisë, TikTok duhet të kishte “ndërruar jetë” në Shqipëri. …