Rama deklaoi sot se ai nuk do të pranojë asnjë vendim Gjykate për paraburgim. Për të parën herë një Kryeministër deklaron se nuk do të zbatojë vendimet e gjykatave dhe drejtësisë kur bëhet fjalë për masa paraburgimi ndaj zyrtarëve të lartë të hetuar për korrupsion.
“Zonja e drejtësisë i ka sytë me gjak” dhe kjo lloj drejtësie i ngjan asaj të vladimir Vladimiroviç Putinit ka thënë kryeministri në vazhdën e kryqëzatës anti SPAK, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. Rama ka shprehur sërish sot kritikat e tij për drejtësinë ku tha se SPAK dhe GJKKO nuk e kanë mbështetjen e tij kur shkelen të drejtat e njeriut. Ai tha se hetimet në Universitetin e Bujqësorit janë nisur nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit dhe më pas kanë kaluar te SPAK. Rama deklaroi se mbështet hetimet, por jo paraburgimet dhe noterizimet që firmosen në GJKKO, sipas tij me një të rënë të lapsit”, tha Rama.
Po pse Rama u bë papritur një kërcënues ndaj SPAK dhe Gjykatës kur deri pak javë më parë ishte një mbështetës i flaktë i tyre. E gjitha kjo e ka një arsye të vetme, Rama po ndjen erën e burgut.