Ahmetaj deklaron se do të flasë sërish: Intervista do jetë një tmerr më vete

Arben Ahmetaj deklaron se do të flasë sërish dhe se intervista e 4 do jetë tmerr më vete. “Do ju duket vrima e Llogarasë si vrimë miu”, tha Ahmetaj ne nje interviste ne Syri.tv.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur live në një lidhje me telefon në Çim Peka Live në SYRI TV, akuzave të analistit Baton Haxhiu, se ish-numri 2 i qeverisë është pyetur nga SPAK para shkarkimit nga kryeministri Edi Rama.

Ahmetaj i theksoi Haxhiut se nuk duhet të gënjejë edhe pse e ka mik Ramën, pasi ai nuk është pyetur asnjë herë nga ndonjë njeri deri ditën e qershorit të 2023-shit.

‘Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.

Kur mori vesh që unë nuk isha i akuzuar qoftë në dosjen e Fierit dhe të Elbasanit që po shkonim në gjykatë, futi mercenarët median Top-Channel me plaçkitësen dhe Erionin…dhe bëri atë që bëri. Jo! I ka bërë të gjitha të qëllimshme’, u shpreh Ahmetaj.

About Krye Redaktor

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …