Rama për arrestimin e Veliajt: E vërtetë është se këtu ka filluar pastrimi!

Gjatë një takimi me anëtarë të partisë në asamblenë e Kamzës, Edi Rama ka folur sërish për drejtësinë. Duke vijuar me avazin se drejtësinë e ka bërë ai, Rama nuk ka ngurruar të lëshojë sinjale se arrestimet e fundit me urdhër të SPAK në radhët e partisë së tij janë pastrim. Dhe arrestimi më i fundit dhe më i bujshmi dihet që është arrestimi i Erion Veliajt në zyrë.

“Duhet pasur parasysh se sa herë ka një luftë të tillë, për shkak se bëhet zhurmë, krijohet dhe perceptim sikur këtu plasi peshku. Në fakt, e vërtetë është se këtu ka filluar pastrimi”, është shprehur Rama gjatë ditës së sotme.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …