Primaret/ Berisha: Nuk ishte garë për të qenë në listë të sigurtë, por një kriter në përpilimin e listave

Duke komentuar votimet në Primaret në Partinë Demokratike, Berisha tha se, i sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

“Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Por padiskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore.

Listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime. Janë disa faktorë që ndërhyjnë. Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre. Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do të jem në protestë!

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur …