Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar edhe deklaratën e tij të pak ditëve me parë në lidhje me kreun e qeverisë Rama, për sinjalet nga SHBA. Berisha tha se, unë nëpërmjet Çanit i kërkova ta pyesë a ke marrë ndonjë mesazh, kisha parasysh rihapjen e dosjes së McGonigalit.
“Mori atë që deshi ai, por mesazhi im ishte tjetër ai.
Kur i thashë a të ka ardhur ndonjë mesazh, nuk kisha parasysh vizën, kisha parasysh Charles McGonigalin.
Nuk tha jo, çka do të thotë se një hosten e ka marrë atë. Se ai shkallmim publik i tij nuk ka shkak tjetër.
Sigurisht, sa të jetë i padënuar, do të udhëtojë, por unë nëpërmjet Çanit, i kërkova ta pyesë a ke marrë ndonjë mesazh, kisha parasysh rihapjen e dosjes së McGonigalit. Por atë nuk e mohoi.
E dinte ai që unë për atë e kisha fjalën. Ai nuk e mohoi”, tha Berisha.