6500 mësuesve u ulet paga/ Zhupa: Paratë merrini nga piranjat e oborrit të Ramës dhe jepuani mësuesve!

Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa, nga Komisioni i Mediave të mbajtur ditën e sotme u shpreh se janë rreth 6500 mësues që e kanë ulje page nga reformat e kategorisë, njoftim të cilën ministrja Manastirliu e ka bërë publike që në muaj qershor të vitit që lamë pas.

Zhupa tha se, ne kërkojmë që të tërhiqeni nga kjo ulje që bëni bë kurriz të mësuesve. Shuma për buxhetin e shtetit është qesharake për të marr pagat e kategorisë mësuesit, nje pikë ujë në harxhimet e kota që bën qeveria, le ti marrin nga piranjat e oborrit të Ramës.

“Me zero pikë janë vlerësuar të gjithë mësuesit të cilëve u është ulur paga. Janë 6500 mësues që e kanë këtë ulje në gjithë Shqipërinë. Ne kërkojmë që të tërhiqeni nga kjo ulje që bëni bë kurriz të mësuesve. Shuma për buxhetin e shtetit është qesharake për të marr pagat e kategorisë mësuesit, nje pikë ujë në harxhimet e kota që bën qeveria, le t’i marrin nga piranjat e oborrit të Ramës. Kurse shuma për xhepat e mësuesve është shumë e rendësishme prej 100 mijë lek te vjetra”, tha Zhupa.

Zhupa tha më tej se, opozita mbështet plotësisht kërkesat e sindikatës dhe ultimatumin e tyre për grevë, duke i bërë thirrje ministrisë së arsimit të tërhiqet.

Edhe pas dy takimeve mes sindikatës, federatës dhe ministrisë së arsimit, nuk është marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar këtë situatë.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …