Milushi: Shqipëria e pasur me resurse minerale, por ky sektor është totalisht në shërbim të interesave partiake…

Profesor Ibrahim Milushi, gjatë prezantimit të programit për Energjinë dhe Burimet Natyrore, me pjesëmarrjen e liderit demokrat Sali Berisha dhe ekspertëve më të mirë të fushës, u shpreh se Shqipëria është një vend mjaft i pasur me resurse natyrale dhe një ndër vendet më të pasura në raport me sipërfaqen, por kjo qeverisje ja ka lënë interesave korruptive dhe totalisht interesave partiake.

“Ne nuk mund të jemi as profesorë as asgjë nëse nuk duam vendin.

Ju të gjithë e njihni dhe e dini që vendi ynë është i pasur më resurse minerale dhe një ndër vendet më të pasura në botë në raport me sipërfaqen. Ndërkohë, resurset minerale është një koncept i një pasurie që ëkziston e cila shndërrohet në rezerva dhe shëndërrohet në material në leverdi ekonomike vetëm në sajë të punimeve, kërkimzbulimit me metodikë të përcaktuar dhe më punime shkencore.

Shqioëria falë kësaj larmie dhe falë larmisë gjeologjike është mjaft e pasur. Dua të them që këto minerale, kjo pasuri e rëndësishme, uji, nafta, gazi edhe minerale metalore jometalore kanë të njëtën metodikë kërkim zbulimi dhe vlersimi.

Ajo cfarë është e rëndësishmë sot është se duhet të dimë se për shkak të ndryshimit të situatave në botë përsëri ka një fokus për këto pasuri minerale dhe ne duhet ti shfrytëzojmë. Bazuar në këtë ne duhet të kemi parasyshë edhe konceptimin e mineraleve kritike dhe në bazë të vlersimit të shërbimit gjeologjik amerikan janë 50 minerale kritike dhe në Shqipëri kemi 10 minerale prej tyre.

Minerale të cilat mund të shfrytëzohen me levërdi ekonomike.

Mendoj se problematikat e qeverisjes Rama në fushën e burimeve natyrore janë komplekse sa mund të themi që fusha e burimeve natyrore gjatë qeverisjes së tij ka degraduar aq keq sa do duhet një ndërhyrje drastike dhe emergjente për ta vënë në shina. Këtë ne jemi të vendosur ta bëjmë bashkarisht. Mendoj që është për zhvillimin e sektorit ne duhet të bazohemi tërësisht në standartet bashkohore dhe të implementojmë të gjitha teknologji që njihen sot.

Për këtë arsye në sëbashku jemi në punim e sipër të hartimit të menjëhershëm të një strategjie bashkohore për zhvillimin e këtij sektori. Për fat të keq efiqenca është jashtëzakonisht e keqe por ne duhet të bëjmë në mënyrë urgjente një analizë të zbatimit të ligjit dhe të metodave të drejtimit të këtij sektori.

Ndryshime emergjente ne do të bëjmë në legjislacionin për ti trajtuar investitorët e këtij sekotri me dinjitet pasi deri tani trajtimi është klientelist, përbuzës dhe denigrues.

Menjëherë pas fitores së PD që në fillim u bë një ligj i shkëlqyer, ligji minerar i cili sot është shndërruar në një paqavure për shkak të interesave klienteliste. Zhvillimi i këtij sektori i është lënë interesave korruptive dhe struktura i është orientuar totalisht për ti shërbyer interesave partiake, përfitimeve të padrejta dhe me mungesë totale vizioni”, u shpreh Milushi.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …