Tenderi në kohë fushate/ Pushohet çështja ndaj kryebashkiakut të Ramës

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Kryebashkiaku u hetua për “shpërdorim të detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se prej tij nuk ishin konsumuar elementë të veprës penale.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.

Kryebashkiaku Ndreu u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

Në denoncimin e bërë nga PD, thuhet se aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime.

Partia Demokratike e akuzonte Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Po ashtu u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, që ishin marrë me procedurat e tenderit për ndërtimin e rrugës.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …