Berisha: Do të 3-fishohet buxheti për arsimin dhe kërkimin shkencor!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar 3-fishim të buxhetit të arsimit dhe kërkimin shkencor. Në takimin e organizuar në kuadër të festës së mësuesit në Kamëz nga dega e PD, Berisha njoftoi gjithashtu shtimin e programeve të tjera studimi.

“Do dyfishojmë buxhetin për arsimin. Kombi nuk ka asgjë më serioze se shkollimin. Sot buxheti për arsimin është qesharak.

E premtoi 5%, a sa e premtoi, sot është 2.45%. Buxheti për shkencën, për kërkimin shkencor në Shqipëri është 57 herë më i ulët, se sa mesatarja e vendeve anëtare të OSBE-së. Është inekzistent dhe tani kryetari i shkencës në Shqipëri, u vetëshpall Edi Rama.

Krijoi Këshillin Shkencor Kombëtar të kryesuar nga kryeministri. Ju garantoj se diktatori i Koresë së Veriut nuk është kryetar i Këshillit Shkencor të Koresë. I ka të gjitha, por nuk e ka marrë këtë funksion, siç e merr kreu i narkoshtetit shqiptar.

Investimi për shkencën, për arsimin e lartë do të shumëfishohet.

Nga 11 mijë pedagogë dhe asistentë që kishte vendi në vitin 2013 sot janë përgjysmuar. Kanë ikur, kanë mbetur vetëm 6 mijë.

Goditje e rëndë shumë. A kishte mundësi që ata të qëndronin edhe pse mund të binte numri i studentëve? Po kishte shumë mundësi, sepse ne kemi raportin pedagog-student e kemi të papranueshëm dhe atë ne duhet ta përmirësonim. Por alternativa e vetme për ta, mbeti largimi nga Shqipëria.

Së fundi para 1 viti goditi profesionet e lira, për të shpartalluar plotësisht shtresën e mesme të vendit.

Ne qëndrojmë për një ‘Arsim Madhështor’ dhe ju garantoj ju se, jo vetëm buxhetet sipas arsimit parauniversitar, universitar, kërkimit shkencor do të 2-3 fishohen, por programe të tjera zhvillimi, përpjekje të tjera të mëdha do të bëhen që arsimi dhe shkenca ti prijë përjekjeve të shqiptarëve për ‘Shqipërinë Madhështore’”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …