CNA zbulon të tjera detaje që tregojnë se si kryebashkiaku Erion Veliaj financon OJF-të e bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj.
Sot po sjellim dy OJF, “MUZA” dhe “EVENTUS”. Të dyja këto OJF janë të themeluara sipas të dhënave nga dosja hetimore e SPAK-ut nga familjarët e Ajola Xoxës, daja i saj Erald Simixhiu.
Le t’i marrim një nga një.
Detajet për qendrën “MUZA”.
Personi themelues i qendrës “MUZA” është Erald Simixhiu, daja i Ajola Xoxës, megjithëse janë bërë disa herë ndryshime për drejtimin e kësaj kompanie.
Kapitali fillestar i qendrës “MUZA” ishte 10.000 lekë. Qendra ndodhet me seli në rrugën “Njazi Demi”, pallatet “1 Maji”, e njëjta adresë me qendrën “Eventus”. Kjo qendër merret me promovimin e artit dhe kulturës.
Adresa kryesore e kontaktit është në rrugën “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 10.
Sipas të dhënave, qendra “Muza” ka kryer një pagesë nga Bashkia e Tiranës në vlerën e 1,620,248 lekëve, për një event muzikor “Baroques Meets Jazz”, datë 10 maj 2024, që është firmosur nga Erion Veliaj.
Më poshtë do të shihni tabelën për buxhetin për financimin dhe kontraktimin e zërave financuar nga Bashkia e Tiranës.
Më poshtë po pasqyrojmë shpenzimet e kryera të qendrës “Muza” me fondet e dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe me firmë të Erion Veliajt.
Po ashtu vërehet se kjo qendër ka deklaruar shitje kundrejt Bashkisë së Tiranë si më poshtë:
-10 maj 2024 faturë me vlerë 2,177.748 lekë
-20 maj 2024 po kjo shumë është regjistruar si negative, kthim-kredit-anulim duke e zeruar faturën e mëparshme
-20 maj 2024 regjistrohet fatura pozitive me vlerë 2,042,748 lekë
-Më 29 maj 2024 regjistrohet fatura me 1,642,748 lekë
-Po në 29 maj 2024 fatura e dytë prej 2,042,748 lekësh regjistrohet sërish si negative duke anuluar faturën e datës 20 maj 2024
-Në përfundim Bashkia e Tiranës është faturuar për 1,642,748 lekë nga qendra “Muza”.
Më tej nga deklarimet rezulton se qendra OJF “Muza” është faturuar nga subjektet e mëposhtme:
-“Arts Lab” 1,100,000 lekë
-Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare 467,748 lekë
-Adela Kondakçiu 180,000 lekë
-“Partners Law” sh.p.k. 120,420 lekë
-“Phoenix +” sh.p.k. 60,000 lekë
-“Kalemi Travel & Tours” 37,811 lekë
-“Image & Communications Development” sh..p.k. 6000 lekë
-“AVA Studio”: 0 lekë
Analizimi i faturave të blerjes së qendrës “Muza” sipas datave
“Arts Lab”
-Me 10 maj 2024 ia ka lëshuar dy fatura “Muza”-s me vlerat 600,000 dhe 500,000
-Totali i faturave që “Muza” ka pranuar nga “Arts Lab” është 1.100,000 lekë.
Drejtoria e Shërbimeve qeveritare
-Më 10 maj 2024 ka lëshuar faturë me vlerë 467,748.
-Me 20 maj 2024 i njëjti subjekt ka anuluar faturën dhe ka lëshuar një faturë të re me po të njëjtën vlerë 467,748 lekë.
Muza është faturuar në një total neto prej 467,748 lekë nga ky subjekt.
-Adela Kondakçiu
Janë regjistruar disa fatura me vlerë 20,000 në intervalin kohor mes 12 mars 2024 dhe 30 tetor 2024.
Në total “Muza” ka pranuar 9 fatura prej 20,000 lekësh që e çojnë shumën në 180,000 lekë.
“Partners Law” ka lëshuar një faturë, e lëshuar më 17 maj 2024, me vlerën 120,420 lekë
-“PHOENIX +” SH.P.K. (K31505091L)
Më 10 maj 2024, “PHOENIX +” SH.P.K. i ka lëshuar “Muza”-s një faturë me vlerë 60,000 lekë
-“KALEMI TRAVEL & TOURS” (L62303012A)
Ka një faturë të vetme më 26 prill 2024, me vlerë 37,811 lekë
-“Image & Communications Development” sh.p.k. (L01511027P)
“Muza” ka pranuar një faturë prej 6,000 lekësh më 29 prill 2024.
-“AVA Studio” sh.p.k. (M122120120)
Më 10 maj 2024, subjekti ka lëshuar dy fatura: 100,000 dhe 300,000.
Më 30 maj 2024 ka dërguar dy fatura krediti (negativ) që anulojnë plotësisht faturat e mëparshme: (300,000) dhe (100,000).
Kjo e çon totalin neto në 0, duke treguar se nuk mbetet asnjë detyrim aktiv.
Bazuar në sa më sipër, arrihet në përfundimin se qendra “Muza”, e themeluar nga shtetasi Erald Simixhiu, i cili është familjar i shtetases Ajola Xoxa, por që kontrollohet efektivisht nga kjo e fundit, ka organizuar vetëm një event gjatë gjithë aktivitetit të saj.
Fondet për këtë event janë siguruar nga Bashkia Tiranë dhe më pas janë shpërndarë te shtetasja Linda Kazani (familjare e shtetases Ajola Xoxa) dhe te shoqëria tregtare “Arts Lab”, në pronësi ligjore të shtetasit Erald Simixhiu, por në pronësi faktike të shtetases Ajola Xoxa.
Gjithashtu, nga faturimet evidentohet se qendra “Muza” ka paguar shoqërinë Partner Law, në pronësi të shtetases Ajola Xoxa, si dhe janë kryer pagesa për shtetasen Adela Kondakçiu, e cila shërben si ekonomiste për shoqëritë dhe organizatat e lidhura me shtetasen Ajola Xoxa.
Po ashtu, vlen të theksohet fakti i lëshimit fillimisht të një fature tatimore për subjektin “Ava Studio” (në pronësi të shtetases Valbona Xoxa), e cila më pas është anuluar.
TË DHËNAT për “Eventus”
Nga aktet e administruara rezulton se familjarët e shtetases Ajola Xoxa kanë krijuar edhe një qendër tjetër me karakter jofitimprurës ku themelues janë sërish shtetasit Emil Simixhiu, Erald Simixhiu, dhe Linda Kazani (përkatësisht djali i dajës, daja dhe bashkëshortja e dajës së shtetases Ajola Xoxa), kanë vendosur që të themelojnë një qendër jofitimprurëse me emrin “Eventus”.
Financuesi më i madh për qendrën “Eventus” është Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj, si dhe subjekti “Palushi” sh.p.k., të cilin Veliaj e ka shpërblyer me disa leje ndërtimi.
BASHKIA E TIRANËS (Faturë nga shitësi) (ID: K11729002L): 10,580,000 lekë
PALUSHI (Faturë nga shitësi) (ID: K12202004R): 3,237,300 lekë
BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE SH.A. (Faturë nga shitësi) (ID: J91725007P): 2,220,000 lekë
MINISTRIA E KULTURËS (Faturë nga shitësi) (ID: J91326001G): 900,000 lekë
“E-BUSINESS SOLUTIONS” (Faturë nga shitësi) (ID: L61720027D): 145,500 lekë
Total: 17,082,800 lekë
Nga analizimi i deklarimeve të blerjeve në Portalin Qendror për Kontroll dhe Menaxhim (fiskalizimi) rezulton se qendra “Eventus” ka deklaruar blerjet në total 10,212,909 lekë.
Siç e tregojnë të dhënat konstatohet se pjesa më e madhe e fondeve që kjo qendër ka përfituar (kryesisht nga Bashkia Tiranë) është përdorur për likuidimin e shërbimeve të kryera nga shoqëria “Ava Studio” sh.p.k. (në pronësi të shtetases Valbona Xoxa, por kontrolluar nga shtetasja Ajola Xoxa) dhe shoqërisë “Arts Lab” sh.p.k. (në pronësi të shtetasit Erald Simixhiu, bashkëshorti i themelueses së kësaj qendre, por kontrolluar faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa).
Pra, njëjtë si në rastin e mëparshëm rezulton se Erion Veliaj ka firmosur dhe u ka dhënë fonde OJF-ve të themeluara nga familjarët e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe vetë bashkëshortes.
Çifti Veliaj-Xoxa sigurohen gjithnjë që paratë që qarkullojnë të shkojnë sërish në rrethin e tyre familjar dhe në xhepin e tyre.
Këto fakte tregojnë qartazi skemën e korrupsionit që është përdorur nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, që ka dhënë fonde për secilën OJF ku dalin familjarët e tij dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa./ CNA
CNA ditë pas dite ka zbardhur detajet nga dosja hetimore që Prokuroria e Posaçme ka kryer për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe familjarët e saj, se si kanë përfituar nga skema të ndryshme korrupsioni, ku përmes firmës së tij, kryebashkiaku i Tiranës kalonte fonde dhe para në Organizatat Jofitimprurëse të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Sot, do të sjellim një tjetër skemë ku sërish dalin në skenë Veliaj, Ajola Xoxa dhe familjarët e çiftit.
Sipas vendimit të GJKKO-së të siguruar nga CNA janë zhvilluar hetime në lidhje me një OJF, “Frobolous”, anëtarët themelues të së cilës rezultojnë të jenë shtetasit Frosina Bollo, SEKRE Xhesika Fazllija, Rudina Fazllija, Andrea Bollo, Luljeta Bollo, Eneida Hasko, Ariela Vardham, të cilët kanë vendosur që të themelojnë një qendër jofitimprurëse me emrin “Frobolous”, me vendndodhje në Lagjen Nr.3, sheshi “Iliria”, Kulla EGT, Kati i 3-të, Durrës.
Sipas të dhënave, misioni i organizatës është trajtimi dhe integrimi i femrave në nevojë në fushën e rrobaqepësisë.
DETAJET NGA SKEMA
Në lidhje me këtë organizatë, nga këqyrja në Sistemin e Thesarit (SIFQ, përdorues i të cilit është edhe Bashkia Tiranë), ka rezultuar se për OJF “Frobolous” është kryer një pagesë në vlerën 2,970,000.00 lekë, Projekti Artistiko-Kulturor “Tiranas’s Fashion Night”, datë 11 nëntor 2023, sipas Urdhër shpenzimit dt. 29.12.2023, nr. 6369, të firmosur nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Sipas Raportit të Përgjithshëm të projektit, vlera totale e parashikuar e projektit është 6,946,845 lekë, mbështetur pjesa tjetër nga Qendra “Harabel” (3,072,945 lekë) dhe nga Grace Models.
TË DHËNAT
Buxheti/propozimi për financim dhe kontraktimi i zërave financuar nga Bashkia Tiranë:
Shpenzimet e kryera:
Vlera 540,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 35/2023, dt. 12.12.2023, nga Ergys Krisiko, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Koncept kreativ”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakti QKB.
Vlera 1,100,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 33/2023, d. 23.11.2023, nga Ergys Krisiko, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Skenografi”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 150,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 6/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Qira karrige për publikun” shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 50,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 5/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “DJ”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 250,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 9/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi FROBOLOUS, përshkrimi “Regji lëvizëse”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 410,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 8/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Prodhim video”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 100,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 7/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Backstage”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 200,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 388/2023, dt. 05.12.2023, nga ASLV SH.P.K., blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi “Shërbim Audio Ndriçim”, shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Nga analizimi i deklarimeve të shitjeve në Portalin Qendror për Kontroll dhe Menaxhim (fiskalizimi) rezulton se subjekti “Frobolous” ka deklaruar shitje kundrejt Bashkisë Tiranë 3,000,000 lekë, First Investment Bank – Albania sha. 200,000 lekë dhe Ari the Brand 51,850 lekë.
Çfarë ndodh?
OJF “Frobolous” ka organizuar vetëm një event gjatë gjithë aktivitetit të saj.
Fondet për këtë event janë siguruar nga Bashkia Tiranë dhe më pas të gjitha këto fonde janë shpërndarë në shoqëritë e Ergys Krisikos të dyshuara fiktive bazuar në aktet dhe deklarimet e vetë këtij shtetasi, te shoqëria “Ava Studio” në pronësi të Valbona Xoxës, por në kontroll të Ajola Xoxës dhe NAN Gallery në pronësi të Qendrës “Harabel” kontrolluar nga shtetasja Ajola Xoxa.
Sipas të dhënave në dosjen hetimore vlen për t’u theksuar se “Ava studio” sh.p.k. ka lëshuar një faturë të datës 24.11.2023 540,000 lekë, me përshkrimin koncept kreativ.
Ergys Krisiko e ka lëshuar faturën e datës 12.12.2023 ora 15:06:37 në vlerën 540,000 lekë, me përshkrimin: Koncept kreativ.
Nga aktet e administruara rezulton se për shërbimin “Koncept Kreativ” OJF “Frobolous” është faturuar dy herë në të njëjtën shumë, me të njëjtin përshkrim, por në data të ndryshme.
Duke qenë se OJF “Frobolous” ka organizuar vetëm një event përgjatë aktivitetit të saj dyshohet se fatura e datës 23.11.2023, lëshuar nga “Ava Studio” nuk është depozituar qëllimisht pranë Bashkisë Tiranë, për mosevidentimin e kryerjes së pagesës kundrejt kësaj shoqërie, e cila është në pronësi të shtetases Valbona Xoxa, nëna e shtetases Ajola Xoxa. Si rrjedhojë ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se edhe fatura e datës 12.12.2023 është lëshuar fiktivisht nga Ergys Krisiko.
Kjo është vetëm skema e një prej OJF-ve që është paguar nga Bashkia e Tiranës dhe që tentakulat e saj shkojnë deri tek Ajola Xoxa dhe lidhjet me kompaninë “Ava Studio”, e cila është në pronësi të nënës së bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka firmosur me dorën e tij fonde dhe pagesa për vetë bashkëshorten e tij, për të cilën sipas dosjes hetimore është shprehur se nuk ka dijeni për aktivitetet e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Ky është një nga rastet kur fondet jepen nga Bashkia e Tiranës por shpenzimet e këtyre fondeve firmosja nga kryetari Erion Veliaj shkojnë në OJF-të dhe përfundojnë në xhepat e Ajolës.
Shpenzimet janë me firmën e Erion Veliajt fondet janë dhënë prej tij para dhe më pas i ka marrë bashkëshortja që do të thotë Erion Veliaj ka firmosur paratë për t’i futur në shtëpinë e tij, në xhepin e tij, sepse është bashkëshortja, janë e njëjta familja dhe paratë i ndajnë bashkë, përgjegjësia është e përbashkët në familje , ndërsa firmën në Bashki përgjegjësinë e ka Erion Veliaj i cili është i faktuar të ketë bërë korrupsion duke përdorur fondet e Bashkisë i zgjedhur për të mirëadministruar shpenzimet e Bashkisë të cilat i ka “mirëadministruar” duke ia dhënë gruas për evente të cilat janë justifikuar me fatura false, nuk janë bërë fare apo janë shpërndarë dhe kanë shkuar në xhepat e tij dhe familjarëve të tyre. / CNA