Nga Elona CASLLI
I rrethuar nga dosjet e plaçkitjes, zhvatjes, vjedhjes dhe mashtrimit Erion Veliaj ka filluar të përdorë kartën e besimit fetar për të ngacmuar ndjeshmërinë e besimtarëve shqiptarë.
I rrethuar nga provat e pakundërshtueshme që vërtetojnë se nëse vesi do të kishte një fytyrë, ajo do të ishte fytyra e Veliajt, kryebashkiaku përdor termin ” agjërim” në përpjekjen e tij skajshmërisht të dëshpëruar, për t’u shfaqur para taksapaguesve i mbuluar nga petku i njeriut besimtar.
Erion Veliaj harron se nuk do t’i mjaftonte një jetë agjërimi për të pastruar figurën e tij para njerëzve dhe para Zotit.
Erion Veliaj harron se para se të agjërojë në një muaj të vitit, duhet të agjërojë 11 muaj të tjera pa vese, pa vjedhje, pa mashtrim.
Erion Veliaj e fyen fjalën Besim.
Erion Veliaj e fyen fjalën Zot.
Erion Veliaj e fyen fjalën Agjërim.
Post Scriptum- Erion Veliajt i duhet kujtuar thënia e Borgesit; Zoti nuk pranon ryshfet.