Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar ta bëjë Shqipërinë, një superfuqi energjitike rajonale, duke gazifikuar së pari shtëpitë e qyettarëve shqiptarë.
Në prezantimin e kolaicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, Berisha tha se prodhimet ‘Made in Albania’ do të mbushin dyqanet në tregun vendas.berisha tha se, Shqipëria ka rezerva botërore kromi, nikeli, hekurnikeli, bakri etj, por shtoi se ato vidhen dhe keqpërdoren nga mafia.
“Këto janë bazat. Pa zgjidhur këto, ne nuk mund të bëjmë hapin tjetër, hapin e madh ‘Made in Albania’.
Tani nuk jemi më njerëz të izoluar, por në tërësi kemi pasur mundësi të shëtisim.
Kudo që shkoj dhe kudo që kam shkuar, unë një vend të begatë me pasuri natyrore si Shqipëria nuk kam parë. Jo, nuk kam parë.
Ka një problem që e kam me kimet. Tokën. Tokën fushë e kam me kimet. Por Shqipëria tokat e tjera në kodra e male i ka po kaq pjellore.
Shqipëria është tokë e bekuar, nuk ka tokë më pjellore.
Prandaj do bëjmë gjithçka që prodhimet bujqësore dhe prodhimet e saj ‘Made in Albania’ të mbushin dyqanet e Shqipërisë dhe të eksportojmë në botë.
Shqipëria ka rezerva botërore kromi, nikeli, hekurnikeli, bakri etj. Ku janë?
Flenë, vidhen nga mafia, keqpërdoren nga mafia.
Një sipërmarrës i suksesshëm më dërgoi një emision që BBC kishte përgatitur për minierën e kromit që shfrytëzon. Kromi më i pasur në planet, e cilësonte atë krom.
Çfarë më thoshte? Trau i Kalimashit më kushton në muaj 750 euro për kamion. E kuptoni se çfarë bëhet këtu apo jo? Plus tjetra e tjera dhe faktikisht falimentim.
Jo mor zotëri, ne do bëjmë gjithçka që pasuritë natyrore të këtij vendi të shndërrohen në mirësi për qytetarët shqiptarë.
Të nxirren, të zbulohen, të përpunohen në vend dhe ‘Made in Albania’ do jetë krenaria jonë kombëtare.
Nuk po ndalem të tjera.
Shqipëria ka fushën e naftës më të madhe në botë onshore, ka rezerva të pakrahasueshme.
Por miq, nëse ka një pasuri të pakufizuar Shqipëria, e ka në fushën e energjisë.
Ne jemi vendi me ditët më të shumta me diell në rajon dhe vendi që nga energjia diellore kemi gjithsej një prodhim prej 50-60 megavatë.
Merr fund kjo. Panelet diellore, me investim të qeverisë dhe bankave, do mbulojnë çatitë e çdo shtëpie që i zoti i shtëpisë dëshiron të instalojë nga veriu në jug. Do paguajë tre vite energjinë me çmimin që ka paguar dhe pas tre vitesh do e ketë falas përgjithmonë.
Po, po!
Ne do e bëjmë Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon.
Kur në vitin 2005 pata deklaruar se Shqipëria do bëhet superfuqi e vogël rajonale e energjisë së rinovueshme. U tallën. Por tani që Shqipëria është bërë vend eksportues i energjisë së rinovueshmne, nuk tallen më.
Ua them unë këtu, tani nuk them e vogël, do bëhet superfuqi rajonale energjetike në rajon.
Ua them unë ju këtu, kanë rënë çmimet. Panelet fotovoltaike, çmimet e tyre kanë rënë në mënyrë të ndjeshme shumë. Por po kështu edhe turbinat e erës.
Ju duhet ta dini se Shqipëria ka platformat më të fuqishme të erës. Vetëm rrethi i Pukës, nga Shëmria deri në Vaun e Dejës ka një kapacitet minimal prej 3200 megavatë. Të studiuar, të gatshëm projektin. Nuk e ka më të vogël Tepelena. Kurrizi i Karaburunit është platformë e erës ndër më të fuqishmet në Europë.
Pra, ne do investojmë, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një superfuqi rajonale energjetike.
Po TAP-i? Ju duhet ta dini se kur fitoi TAP-i, në një garë tmerrësisht të vështirë, një nga shkaqet ka qenë Dumreja me depot e saj natyrale të boshatisura, në të cilat krijohen rezerva gazi për BE-në, disa miliardëshe. Po, po!
Shqipëria, nga TAP-i në kontratë ka 700 milionë metër kub në vit për energji. Do i shfrytëzojmë ne ato. Do ndërtojmë TEC-e të fuqishme. Do gazifikojmë Shqipërinë.
Shqipëria Madhështore kërkon që familjet të kenë një jetë komode. Gazi është komoditet. Gazi është komoditeti i familjeve të vendeve të pasura. Ne e kemi, nuk marrim asnjë metër kub gaz.
Absolutisht nga projektet më madhështore tonat do jetë gazifikimi i qyteteve dhe i gjithë Shqipërisë”, u shpreh Berisha.