Berisha reagon pas sulmeve të Ramës ndaj të dërguarit të Trump, LaCivita

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për mediat, e cilësoi një forcë madhore, strategun e fushatës së presidentit amerikan, Chris LaCivita, në fitoren e ardhshme të aleancës së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha tha se Edi Rama, ndihet i tmerruar nga këto zhvillime, pas tenstativave të tij për të ironizuar dhe atakuar këtë moment, pas ai ndjehet i pashpresë.

“Çfarë do që të them sot, nuk mund të mos jetë kushtuar arritjes kryesore të PD-së, koalicionit të saj me përfaqësuesit e 26 partive, por herë-herë edhe 30, është një garanci madhore e shpëtimit të Shqipërisë me 11 maj dhe hapjes së epokës apo kohës së Shqipërisë Madhështore.

Edi Rama ka bërë përpjekje të dënueshme, të jashtëzakonshme për të sabotuar këtë koalicion që e tmerron.

Por ky koalicion sot është realitet dhe mund të quhet me sinonim tjetër, koalicioni i fitores.

Por meqenëse objektivi më madhor i këtij koalicioni është Shqipëria Madhështore, atëherë u vendosë të quhej Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në paraqitjen time në momentin e shpalljes së këtij koalicioni rreshtova disa faktorë që janë realë dhe të padiskutueshëm.

Por këtu do ndalem dhe në një faktor tjetër.

Arkitekti, kryearkitekti, kryestrategu, bashkëkryestrategu i fitores më të madhe, i rikthimit më vendimtar në historinë e njerëzimit, të Donald Trump, edhe ai përbën në vetvete, Chris LaCivita, një forcë madhore në fitoren e ardhshme të këtij koalicioni.

Edi Rama, sot i tmerruar nga këto zhvillime, ka ironizuar dhe atakuar pikërisht këtë moment me të cilin ai ndjehet i pashpresë.

Nuk jam marrë kurrë me kompanitë konsulente që ai ka kontraktuar se nuk është normale. Kurse ai këto ditë merret.

Merret natyrisht sepse kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Chris LaCivita e quajti Edi Ramën siç është, kukulla e Xhorxh Sorosit.

Tani Edi Rama, në vend që të merret me padronin e tij dhe kukull siç është vetë, merret me njeriun që i tha të vërtetën në sy.

Dhe këto janë zgjidhjet e tij e njeriut të pashpresë në këtë garë.

E njeriut që në përzgjedhjen e kandidaturave dëshmoi zero transparencë.

E njeriut që shumëzoi me zero në përzgjedhjen e kandidaturave të gjithë strukturat e partisë së tij, anëtarësinë, komitetet e partisë dhe forumet e tjera.

Pra, përdori praktikat më obskure në nxjerrjen e kandidatëve.

Por kjo nuk pritej ndryshe!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Soros nën hetim në SHBA, akuzat…

Elon Musk ka zbuluar se një hetim ka lidhur pesë grupe të financuara nga ActBlue …