Berisha: Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama po lufton për mbijetesë, pas zgjedhjeve të 11 majit.

Në konferencën e kësaj fillimjave me gazetarët, Berisha tha se, Rama gjithashtu, dështoi të sigurojë votat e PD dhe ta bindë atë për të shkrirë SPAK.

Kreu i PD tha se, rirfomatimi i Reformës në Drejtësi, e cila krijoi edhe SPAK, do të bëhet vetëm përmes Komisionit të Venecias, e cila do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e kësaj reforme.

“Do jetë apo nuk do jetë në listën e kandidatëve, atë e përcakton. Po se ku do të jetë pas 11 majit, atë e përcaktojnë shqiptarët, dhe shqiptarët ia kanë pre biletën atij.

Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit.

Shkaku i burgojes së Erion Veliajt, letra e Nesti Angonit është qeveritare dhe nuk u akuzua për gjërat më evidente publikisht siç është djegësi i Tiranës dhe 5D, sepse aty shkonte tek djegësi shkonte direkt te Rama, hoteli thuhet se është holder edhe Olsi Rama.

Ndaj edhe ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Dështoi, bëri pëprjekje ai, edhe publike, edhe nën rrogoz, por siç kam deklaruar dhe siç jam betuar nuk do i bashkoj kurrë votat me të, pasi asnjë hap nuk do mund të bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili nuk do të jetë vetëm arbitri, por do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e Reformës në Drejtësi.

Kjo është e gjitha. Ka hallin shumë të madh ai, sepse ai mendonte meqënëse Sali Berisha është akuzuar padrejtësisht, tani në akt hakmarrjeje do të pranojë të votojë për shkrirjen e Skapit. Por kjo nuk mund të ndodhte, e kalkuloi gabim. I llogariti gabim hesapet, dhe mbeti duarbosh”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama largon gardën e vjetër të deputetëve të PS nga lista e mbyllur

Asnjë prej tyre nuk do të jetë n listën e mbyllur, ndërsa u duhet të …