CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Berisha në Kuvend: Ju mbani rekord botëror Guines në vjedhje!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë një rezyme vjedhjeve, skandaleve dhe mashtrimeve të qeveritarëve të Edi Ramës, që nga Pirro Vëngu e deri te Belinda Balluku. Berisha tha se, ju sot nuk duhet të kishit ardhur fare në parlament.

“Nuk mund që qytetari të mos e dijë se, që kur u vu ky Vengu, dezertori i NATO-s në portin e Durrësit, 1 kilogram kokainë nuk është kapur dhe u shpërblye ky për tu bërë ministër, se klaneve të drogës u hapi portin.

Nuk mund qytetari të mos e dijë se, lubi loti e ndau unazën e Tiranës në 14 kontrata.

Eureka, e gjeta se si të vjedh më shumë, rekord botëror Guines.

Dhe kjo zonjë, kur kërkoi të ngrihet në këmbë parlamenti për të nderuar Martin Canin, rrinte e zgërdhihej pas shpinës time.

Janë të stamposura në memorien e qytetarëve shqiptarë të gjitha këto.

Po, po, nuk mundet që shqiptarët të pranojnë, cinizmin tuaj ekstrem ndaj tyre, mashtrimet një pas një të premtimeve të padrinos tuaj.

Ju sot nuk duhet të kishit ardhur fare në parlament.

Ju po të kishit minimumin e ndërgjegjes shoqërore, në mbledhjen e grupit të kishit vendosur, të mos dalim më para shqiptarëve. Absolutisht, ky do të ishte vendimi më i drejtë që mund të mirrni. Këto që po them janë të vërteta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta kundër censurës, Berisha intervistë të pazakontë për TikTok: Edi Rama flet me veten!

Në prag të protestës kundër censures dhe mbylljes sw Tik Tok, kryetari i Partisë  Demokratike, …