Rama largon gardën e vjetër të deputetëve të PS nga lista e mbyllur

Asnjë prej tyre nuk do të jetë n listën e mbyllur, ndërsa u duhet të lutojnë për një vend deputeti në listen e hapur.

Në fjalimin që Edi Rama mbajti në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ai nuk iu drejtua të tijve si një lider politik që u flet deputetëve, por si një oficer që u flet ushtarëve në kazermë.

Mesazhi kryesor në fjalën e tij përmblidhej në një urdhër: Asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur.”

Me pak fjalë, përveç drejtuesve të qarqeve, të gjithë deputetët aktualë meshkuj duhet të bëhen gati për një garë në listën e hapur, ku mandati i secilit është i rrezikuar dhe gjithsekush do të punojë, sipas një sistemi, ku fiton ai që merr më shumë vota.

About Krye Redaktor

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …