Erion Veliaj ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Në orën 10:00 do të nisë në Apelin e GJKKO-së seanca për shqyrtimin e ankimimit të bërë nga Veliaj.
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë.
Gjyqtari i shortuar për shqyrtimin e çështjes është Engert Pëllumbi. Kujtojmë që Pëllumbi u shortua pas tërheqjes së gjyqtares Ilirjana Olldashi.
Para disa javësh, opinioni publik në vend, por edhe jashtë, u trondit nga pamjet që tregonin bandën e Erion Veliajt teksa intimidonte dhe dhunonte gjyqtarët dhe prokurorët specialë.
Pas këtij grushti shteti brenda shtetit, Edi Rama duket se reflektoi dhe i kërkoi administratës së Bashkisë së Tiranës në një tubim elektoral, që të mos e përsërisin këtë gjë.
Ndërkohë sot, Gjykata Speciale është blinduar nga forcat e rendit.
Pamjet tregojnë se gjykata është mbushur me forca policore përpara mbërritjes së Erion Veliajt, i cili do mësojë fatin e masës së tij të sigurisë në apel.
Kujtojmë se gjatë grushtit të shtetit, garda kishte kërkuar ndihmën e policisë, por këta nuk reaguan.
Ky skandal u denoncua nga opozita dhe mediat.