Trump, të tjera masa ndaj ish-Sekretarit të Shtetit, Blinken dhe prokurorëve të Soros

Një tjetër zhvillim i bujshëm vjen nga Shtetet e Bashkuara. Drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës në SHBA, Tulsi Gabbard, thotë se, me urdhër të presidentit Donald Trump, ka vendosur të heqë çertifikatën e sigurisë dhe të ndalojë eksesin në informacion të klasifikuar për ish-Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Po ashtu në listë janë edhe disa hetues të njohur në SHBA si prokurorët e Sorosit, që udhëhoqën ‘gjuetinë e shtrigave’ ndaj Donald Trump. Mes tyre spikat Letitia James dhe Alvin Bragg.

Në listë janë edhe ata persona që firmosën letrën për të mbrojtur djalin e ish-presidentit amerikan, Hunter Biden.

Kujtojmë se kjo listë udhëhiqej nga Antony Blinken, i cili mashtroi hapur për të mbrojtur djalin e shefit të tij.

Ndërkohë, Tulsi Gabbard bën me dije se ish-presidenti Biden nuk do marrë më të ashtuquajturën Përmbledhje Ditore të Presidentit.

“Me urdhër të presidentit të SHBA, unë kam revokuar lejet e sigurisë dhe kam ndaluar aksesin në informacionin e klasifikuar për Antony Blinken, Jake Sullivan, Lisa Monaco, Mark Zaid, Norman Eisen, Letitia James, Alvin Bragg dhe Andrew Weissman, së bashku me 51 nënshkruesit e letrës “dezinformuese” të Hunter Biden. Përmbledhja Ditore e Presidentit nuk do i jepet më ish-presidentit Biden”, shkruan Gabbard.

About Redaksia

Check Also

Ku shkojnë miliardat e BE?/ Orban flet, Von der Leyen braktis sallën, Trump e përshëndet

Nga Maria Castellani Në Strasburg, Viktor Orbán po shkakton një “tërmet politik evropian”. Dje, Ursula …