Gazetarja: Veliaj konsiderohet tejet i rrezikshëm, duhet të qëndrojë në izolim

Kryebashkiaku Erion Veliaj konsiderohet si rrezikshëm nga SPAK ndaj duhet të qëndrojë në izolim. Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se, prokurorët kanë fakte që Veliaj mund të intimidojë njerëzit e drejtësisë.

“Erion Veliaj konsiderohet tejet i rrezikshëm nga SPAK, e gjithë dosja e tij bazohet mbi këtë përfundim të prokurorëve të cilët e bazojnë këtë në faktin që kryebashkiaku ka predispozitë të lartë të intimidojë njerëzit e drejtësisë apo t’u bëjë presion dëshmitarëve”, tha gazetarja.

Lala tha më tej se përgjimet i përkasin datës 13 shkurt, ku Veliaj u transferua në Institucionin e Paraburgimit në Durrës.

“Përgjimi i kryer me autorizim të gjykatës, është shoqëruar me veprime konkrete, porosi për persona të tretë të dhëna nga Veliaj, të cilat janë zbatuar pikë për pikë. Kjo provë, sipas prokurorëve, tregon se Veliaj ka ndikim për të intimiduar dëshmitarët”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Gazetarja Lala thotë se të tjera prova që prokurorët e SPAK, kanë tashmë në dorë janëjanë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e Ajola Xoxes në mënyrë fiktive që sipas SPAK implikon dhe Erion Veliaj.

“Janë fatura të sekuestruara nga kompanitë e Ajola Xoxes, të marra dhe nga palët e treta sic janë tatimet.

Për të pastruar paratë janë krijuar skema fiktive. Veliaj,  sipas SPAK, ka firmosur leje ndërtimi e tendera për subjekte të caktuara dhe këta kanë adresuar dhurata ndaj të shoqes dhe në këtë formë ka përfituar dhe ai”, u shpreh gazetarja Lala.

Gazetarja dha detaje nga seanca e së martës në apelin e GJKKO, ku avokati mbrojtës i Erjon Veliajt, Ermir Beta, ka kërkuar fillimisht shfuqizimin tërësisht të masës së sigurisë, pasi sipas tij, nuk ekzistonte asnjë rrezik që Veliaj të largohej jashtë. Po ashtu, s’kishte rrezik  për prishjen e provave. Në rast se nuk shfuqizohej masa, mbrojtja ofroi garanci pasurore  50 milionë lekë të vjetra dhe bllokimin e pasaportës, për zbutjen e masës “arrest me burg”, tha Lala.

About Redaksia

Check Also

Pse Veliaj kërkoi praninë e mediave të dirigjuara nga burgu kur foli vetë në GJKKO

Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzë dhe jo …