Tabaku: Sot nis një sfidë e re për Tiranën në listën e hapur! Betejat nuk më trembin

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka raegur më një postim në faqen e saj në facebook pas publikimit të listave të PD për zgjerdhjet e 11 majit.

“Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri!”, shkruan Tabaku në sheunimin e saj

Postimi

 

Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin!

 

Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur!

Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani! Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar. Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit!

Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë!

Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri!

About Redaksia

Check Also

Pse Rama nuk e shpëton dot Ballukun?/ Shpjegimi i Eduart Halimit

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, tha mbrëmjen e sotme se SPAK e Gjykata e Posaçme …