PD depoziton prova të reja në GJKKO për Marsida Xhaferllarin

PD ka depozituar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë një ankim kundër vendimit të SPAK për mosfillimin e kallëzimit penal ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari.

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja tha se, bashkëlidhur ankimit janë edhe provat e reja të vendimit 17 janarit të këtij viti të Gjykatës Kushtetuese, me kërkues, kryetarin e PD, Sali Berisha për çështjen e konfliktit të interesit me anëtaren e Kushtetueses, Marsida Xhaferllari.

“Në bazë të këtij vendimi të GjK, tre nga anëtarët e kësaj gjykate e kanë konsideruar si të papajtueshëm me detyrën në këtë proces të marsida xhaferllarit, në konflikt interesi së pari dhe asë dyti për marrëdhëniet e veçanta me deputetin Enkelejd Alibeaj.

Në kundërshtim me dispozitat ligjore të Procedurës Penale dhe precedentët me raste e ngjashme, të dy prokurorët për mosnisjen e hetimeve për Xhaferllarin dhe Alibejan, do shkojnë për procedim dispioplinor në ILD.

Prokurori i SPAK, s’i ka kthyer përgjigje, nëse ëhstë vepër penale mosdeklarimi i një deklarate ku zyrtarë të lartë duhet të bëjnë pranë ILDKPI?! Prokurori vendos që s’ka elementë dhe prova të fshehjes së të ardhurave”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Malaj: Me Ramën më ndau babëzia e tij për pushtet të përjetshëm

Postimi i Arben Malajt Para 2005 na bashkonte Sheqerja, shitsja e urte dhe embel e …