Berisha publikon statistikat: 39% e listës janë gra, 18% janë të rinj, diaspora ka 7 përfaqësues

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri publike statistikat brenda Partisë Demokratike për përfaqësimin në parlament të kandidatëve  për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha tha se, nga 140 kandidatura, 55 prej tyre janë gra, duke arritur në kuotën e 39%, të përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Berisha dha edhe për diasporën, si dhe përfaqësues nga të rinjtë që kanë dalënë listat e PD në garën për deputet.

“Unë do ju jap nja dy statistika, se i paskam këtu.

Janë nga 140 kandidatura, 85 janë burra, 55 janë gra. Pra gratë arrijnë në 39%.

Të rinj, janë 25, apo 18%. Pra, janë mbi parashikimet. Nga diaspora janë 7 përfaqësues”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Qytetarët do të furnizohen me ujë me çmime simbolike duke shkuar drejt furnizimit falas si në Austri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në prezantimin e programit të për infrastrukturën …