Paloka: Berisha nuk ka asnjë lidhje me peticionin, unë e firmosa me bindje të plotë!

Deputeti demokrat Edi Paloka ka folur në lidhje me peticioni “online” kundër qëndrimeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Paloka hodhi poshtë akuzat duke thënë se peticioni nuk është bërë nga Sali Berisha, por që ai e mbështeste atë.

Deputeti ndër të tjera ka thënë se vetë e kishte firmosur atë peticion me bindje të plotë.

“Nuk është e vërtetë që e ka bërë Berisha. Berishës as nuk i ka shkuar në mendje. Se ça ka Berisha dhe se çfarë kemi ne, e kemi thënë hapur dhe e themi çdo ditë, nuk kemi nevojë ne të bëjmë peticione. Berisha nuk është kundër këtij peticioni është pro, por nuk e ka bërë ai”.

“Unë e kam firmosur këtë peticion. E kam firmosur, por nuk e kam bërë unë. Ai peticion e lexove me kujdes, nuk kishte asnjë lajthitje dhe më pëlqeu, jam dakord se ishte njësoj sikur e kisha bërë unë. Por nuk kemi lidhje fare me atë peticion. Mendojmë plotësisht ashtu edhe e firmosa me bindje”, tha Paloka në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply