Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje nga Elbasani edhe atyre që nuk u përfshinë në listat e kandidimit për deputetë. Berisha tha se, deputetët që nuk janë në lista, i ftoj që të kontribuojnë, në politikë, udhëtimi nuk ka vetëm një finish.
“Se çfarë kanë këta? Këta duan ta devijojnë diskursin. Kanë tre ditë që merren me Dash Sulën dhe mustaqet e Kujtim Gjuzit.
Këta duan që të eklipsojnë me propagandën e tyre një program madhështor, një program që shqiptarët nuk e kanë pasur kurrë, 100 përqind të realizueshëm.
Nuk duhet të biem asnjëherë në këtë spirale të tyre, ata le të flasin për këto e ato, ne do flasim për programin tonë. Ne do pyesim qytetarët.
Pra, ne do shkojmë me këtë gjuhë tek qytetarët. Ai të vazhdojë.
Ne udhëheqim fushatën tonë, nuk e udhëheq kurrkush tjetër, as mediat, as kundërshtari, asnjë njeri.
Kemi një avantazh ne që nuk e ka kush sot në botë, ne kemi kryemagjistarin planetar të fushatave elektorale.
Chris LaCivita është bashkëarkitekti i fushatës më të suksesshme në historinë e njerëzimit që ishte fushata e fitores së Donald Trump.
Ishte jo vetëm Amerika, por e gjithë bota kundër. Dhe ata fituan, fituan njerëzit që besuan tek parimet e lirisë dhe tek e drejta.
Nuk e zgjodhi rastësisht Shqipërinë, ai ka pasur oferta edhe shumë më të mëdha dhe më të fuqishme se kjo që i bën PD. Por ai e zgjodhi, e tha ku erdhi këtu, unë erdha se ky është kukulla e Xhorxh Sorosit, unë erdha për të vazhduar punën e Trump, për të vendosur një fitore të opozitës.
Deputetët që nuk janë në lista, unë i ftoj që të kontribuojnë.
Në politikë, udhëtimi nuk është me një finish.
Udhëtimi është i gjatë. Sot nuk u zgjodhe, nesër zgjidhesh.
Ata njerëz që na përshëndetën këtu, me qindra prej tyre kanë 30 vite që na ndjekin, që na mbështesin, që sakrifikojnë dhe përsëri nuk janë bërë as deputetë dhe as nuk kanë marrë ndonjë ofiq. Ata u qëndrojnë besnikë idealeve të tyre.
Ata nuk na mbështesin se u kemi krijuar privilegje atyre, jo, por ata kanë atë botëkuptim ndaj lirisë, dinjitetit, vlerat.
E kam fjalën këtu për miqtë, kolegët tanë deputetë që nuk u vendosën në listat e mbyllura.
Një padrejtësi e diktuar nga Edi Rama në vitin 2021.
Në mënyrë absurde ky synoi të shfarosë partitë e vogla në radhë të parë, duke mos u lënë asnjë shans tjetër, që ose të bashkohen me partitë e mëdha, si LSI që me 108 mijë vota, mori 4 deputetë. Kurse partitë e mëdha morën 7-8 mijë vota një deputet. Po këto janë antidemokratike.
Ne në rastin e parë që na jepet mundësia, i japim hapësirë lirisë.
Partitë e vogla të marra së bashku janë një e treta e elektoratit shqiptar.
Është mentaliteti diktatorial i njeriut që t’i heqësh këta qafe. Këta kanë elektorat, janë pjesë e spektrit politik pluralist të Shqipërisë.
Prapë lista është e padrejtë, unë e them. Por siç ishte, ishte më keq. Sepse për t’u futur deputet, duhet të merrje 10 mijë vota. U futën 3-4 vetë gjithsej. Kurse kështu, këta që kanë mbetur, kush merr më shumë, futet.
Pra, një korrigjim u bë.
Nuk është ajo që duhet të jetë. Shpresojmë që pas zgjedhjeve të ndryshojmë kodin dhe ta bëjmë të drejtë.
Ne kemi qeverisur që nga viti 1996 gjer sot me koalicione, edhe atëherë kur nuk ka qenë e nevojshme për koalicione, ne kemi bërë koalicion.
Më pyesni ju mua a është i dobishëm? Është shumë i dobishëm.
Midis të tjerave është njëfarë frenimi që të mos e përdorësh atë mazhorancë që ke duke tejkaluar disa kufij ose duke i çuar në ekstrem ato.
Një qeveri koalicioni është më demokratike, më e përmbajtur.
Ne kemi nevojë për të qeverisur në këtë mënyrë dhe kjo do rikthehet përsëri.
U falënderoj shumë për këtë pritje dhe shpreh bindjen më të thellë se një fitore e shkëlqyer na pret në datën 11 maj me punën tonë, me mundin tonë, me djersën tonë.
Ju keni qëndruar, keni rezistuar dhe duhet t’u përshëndes të gjithëve”, u shpreh Berisha.