Lideri i opozitës, Sali Berisha në takimin me gazetarët tha se, pas urimeve me qytetarët e Elbasanit, pjesa tjetër e festimeve të Ditës së Verës në Elbasan, kaloi me një mbledhje pune me ata kandidatë të shkëlqyer të kësaj zone. Ai tha se, nuk mbaj mend ndonjëherë të ketë patur para qytetarëve të atij qarku një ansambël të tillë.
“Siç ke konstatuar këto zgjedhje janë konceptuar si betejë, fushë beteje. Rrethanat ngushtuese, koalicioni etj., kanë diktuar në këto qëndrime. Unë po vij nga një takim me përfaqësuesit, me deputetët e këtyre zonave. Të garantoj se në sytë e tyre, unë pashë vetëm fitore. Përfaqësues të shkëlqyer, njohës të mirë të qytetarëve, nevojave të terrenit,
Pra mund të them se, pas urimeve me qytetarët e Elbasanit, pjesa tjetër e festimeve të Ditës së Verës për mua në Elbasan, kaloi me një mbledhje pune me ata kandidatë të shkëlqyer të Peqinit, Gramshit, Dumresë, Cërrikut, Librazhdit, Përrenjasit. Me kandidaturat e koalicionit.
Pra pashë aty një ansambël. Nuk mbaj mend ndonjëherë të ketë patur para qytetarëve të atij qarku një ansambël të tillë.
Nga forca natyrale në fushata, tek njëri prej zërave dhe këngëtarëve më të mirë, më virtuoz të Shqipërisë, siç është Armando Kllogjeri, etj. Zonja të nderuara të gatshme për të sakrifikuar në pozicionin që janë emëruar. Pra u largova nga Elbasani me kënaqësi të veçantë nga takimet që para në rrugë me burra e gra fisnikë në këtë ditë feste, por edhe me përfaqësues të tyre që do jenë në parlamentin e Shqipërisë”, tha Berisha.
Gazeta RD