Berisha: Do jem pjesë e protestës së TikTok para ndërtesës së tiranit, por fjalën e kanë të rinjtë!

Teksa prej së enjtes së 13 shkurtit, të rinjtë dhe përdoruesit e platformës TikTok nuk kanë mundur më të aksesojnë rrjetin social, kryedemokrati Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën që është parashikuar të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

“Do jem pjesë.  Nuk jam unë maestro i Tik Tokut, janë të rinjtë’, u shpreh Berisha pas interesimit të gazetarëve nëse do të ishte pjesëmarrës.

Ata janë frymëzimi, unë aty do të jem t’i mbështes, por fjalën e kanë ata, ata do flasin se janë anticensurë. Te kryeministria.

Protesta është te kryeministria, para ndërtesës së tiranit, theksoi kryedemokrati Sali Berisha, në atë që e ciëlsoi si ‘habitullahu i Tiranës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Takim pune me kandidatët e Qarkut Lezhë/ Gjekmarkaj: Përkushtim për fitoren e PD në 11 maj

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim pune me …