Berisha: Edi Rama ua solli si dhuratë shqiptarëve helmin që vret qindra e mijëra jetë çdo vit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, në prag të zgjedhjeve elektorale të 11 majit, po blen vota me kokainë.

Akuzën e fortë, Berisha e bëri gjatë bashkëbisedimit me qyettarët në rrjetet socie, duke shtuar se lëndën narkotike, Rama ua solli si dhuratë shqiptarëve, një helm që vret qindra e mijëra jetë çdo vit.

“Është shumë e vërtetë ajo që shkruani. Edi Rama iu solli si dhuratë shqiptarëve helmin. Njërin nga helmet më të këqija të kohës, i cili vetëm në SHBA merr çdo vit rreth 100 mijë jetë. Në Shqipëri merr me qindra mijëra jetë, por që nuk deklarohen të tilla.

Natyrisht, zero tolerancë ndaj trafikut dhe drogave do të jetë qendrimi ynë. Do bëjmë gjithçka për të bindur, për të denoncuar blerjen e votës më të gjitha mënyrat nga Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja nesër deklaratë para SPAK për Irena Gjokën: Mund të fshihni provat apo videot er*tike, por…

Nga Adriana KALAJA Sot ra ligji i dekriminalizimit. Sot ra ligji i vettingut. Sot ra …