Mbyllja e TikTok/ Noka: Rama i shqetësuar se i çirret maska atij dhe regjimit!

Sekretari i Përgjitshëm i PD, Flamur Noka është shprehur se Rama nuk do t’ia dalë dot të mbyllë fjalën e lirë, pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme.

Koha e tregoi sipas Nokës, që Rama dështoi në përpjekjet e tij për të ngritur Komisionin e Censurës, ndërsa tashmë e ka kthyer vëmendjen nga platforma sociale TikTok, pasi është i vetmi rrjet social që pasqyron të vërtetën dhe nuk censurohet dot.

Rama, për Nokën do të mbetet në histori, si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve në tërësi.

“Komisioni i censurës me në krye Erion Braçen këtë synim kishte, të censuronte fjalën e lirë, të censuronte rrjetin sociale e median që pasqyron të vërtetën.

TikTok është ndër më të pakontrolluarit nga regjimi i Edi Ramës. I çirret maska Ramës dhe regjimit, kjo e ka shqetësuar.

Meqë dështoi me komisionin e censurës të Braçes, po përpiqet të censurojë TikTok. Çfarëdo përpjekje të bëjë, Rama do mbetet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe shqiptarëve në tërësi”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Gruaja e kapobandës së Shijakut merr leje për pallat 18 katësh në Durrës

Një nga kapobandat e Shijakut, Altin Hajri, është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër …