Berisha nesër në Shkodër, prezanton programin politik dhe kandidatët për deputetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të prezantojë të martën në orën 19:00 programin politik dhe kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në Shkodër.

Kryetarja e Komanduar e PD në Shkodër, Eliona Shkreli, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në takimin që do të mbahet ditën e martë, datë 18 mars në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

Mesazhi i Eliona Shkrelit

Me 18 mars, ora 19.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, lideri i opozitës prof.dr.Sali Berisha prezanton programin politik dhe listën fituese të zgjedhjeve të 11 majit!

Pjesëmarrje masive në mbështetje të Partisë Demokratike, kandidatëve fitues dhe liderit të koalicionit “Shqipëria Madhështore” prof.dr.Sali Berisha!

Shkodra voton Shqipërinë Madhështore!

Fitorja fillon nga Shkodra

About Redaksia

Check Also

Gruaja e kapobandës së Shijakut merr leje për pallat 18 katësh në Durrës

Një nga kapobandat e Shijakut, Altin Hajri, është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër …