E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të ndalet!

Nga Oerd BYLYKBASHI

Në Podgoricë, me Presidentin Manfred Weber dhe përfaqësues të Partisë Popullore Europiane (EPP) dhe partnerë nga rajoni, sot dhe nesër diskutohet mbi procesin e zgjerimit të BE-së dhe rolin e forcave politike të qendrës së djathtë në garantimin e një perspektivë të sigurt europiane për Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Prof. dr Sali Berisha, theksoi në panelin kryesor të folësve se Partia Demokratike do të rrëzojë narkodiktaturën e Edi Ramës.

Shqipëria meriton një qeverisje që e sheh integrimin jo si një slogan propagandistik, por si një objektiv të qartë me reforma të thella, institucione të forta dhe ekonomi konkurruese.

Fatkeqësisht, sot vendi ynë është peng i një qeverie të korruptuar që e ka kthyer qeverisjen në narkokraci, e cila me politika klienteliste dhe partneritet me krimin po largon shqiptarët nga e ardhmja që meritojnë.

Jemi të bindur se Shqipëria mund dhe duhet të jetë pjesë e familjes europiane, me një qeveri që respekton vlerat e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe konkurrencës së ndershme.

Bashkë me aleatët tanë të EPP, do të vazhdojmë të punojmë për një Shqipëri që ecën me dinjitet drejt BE-së!

Më 11 Maj rinisim sëbashku rrugën drejt Europës.

 

About Redaksia

Check Also

Strasgurgu; Ndaj Jamarbër Malltezit janë shkelur të Drejtat e Njeriut

Strasburgu kërkon llogari ndaj Shqipërisë se përse janë shkelur të Drejtat e Njeriut ndaj Jamarbër …