A mund të shkojë më për vizitë në Shtëpinë e Bardhë nusja e Bilalit dhe rekrutuesi i McGonigalit?!

Nga Ndriçim KULLA

Që Edi Rama të shkojë dhe të lobojë për një fotografi në Shtëpinë e Bardhë, kjo do përfundonte si shkatërrimi i arsyes.

Ai tashmë është bërë i njohur se është një mashtrues profesionist në politikë. Ku një populisti është për t’i pirë dollinë në krahasim me kreun e organizatës kriminale.

Megjithatë, në rrethanat ku ndodhet ditëziu, i duhet me çdo çmim një foto e thjeshtë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë ose ne Departamentin e Shtetit. Ndonëse u ka nxjerrë ujin e zi  marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në fushën e diplomacisë me lobimet më të ndyra me Sorosin dhe tërë enturazhin e tij, ai sot është i gjithi në këmbë për t’i shkuar deri në fund qëllimi. Kjo i  ka mbetur si një alternative e vetme për momentin dhe sot nuk i hynë më gjë në sy, as ekonomia, as kultura, as arsimi dhe as demokracia, të cilat të gjitha i ka rrënuar.

Por a do ta prekë dot ishullin e thesarit i famshmi i marrëzirave tona?

Unë nuk vë bast për këtë, se ai e ka provuar me fakte, se çfarë fëlliqësirash mund të bëjë për pushtetin, që e ka shumë frikë ta lëshojë nga duart.

Po nuk është e pamundur.

Vendi ku kërkon të shkojë me çdo kusht nishani ynë politik, është vendi i lirisë dhe gardiani i ruajtjes së demokracisë në botë, dhe nuk është vetëm vendi i dollarit siç thoshte Noli dikur në parlamentin shqiptar.

Edhe pse është vendi i idealeve të mëdha, shkencës dhe racionalitetit, ndoshta mund të mos kuptohen në kohën e duhur kërcimet akrobatike të një manipulatori universal si Edi Rama.

Ai mund të gjejë një mënyrë për të provuar që të futet në Shtëpinë e Bardhë, qoftë edhe i paketuar në një thes si dikur nusja e Bilalit.

Është i aftë dhe i pacipë për histori të tilla, të cilat karakterizojnë tërë jetën e tij politike.

Por për çfarë i duhet  ersonit “zi e gri” të shkojë në Amerikë, ku që andej të vjedhë një foto për ta hedhë në rrjetet sociale?!

Nuk do shumë mend, se nuk ka ndonjë agjendë zyrtare, si ato që sajonte me diplomacinë e Blinkenit për Ballkanin e Hapur apo zgjidhjen e problemeve të Ukrainës. Por edhe nqs ai pretendon se ka, le ta dëgjojmë, cila është agjenda e liderit global, i cili është shprehur publikisht: “se do shihni surprizën me vizitën time në Amerikë”.

Është një luftë e tmerrshme makbethiane brenda përbrenda vetes së tij për të mbuluar zullumet e tij të mëdha korruptive dhe kriminale që e vë në lëvizje motorrin e tij të prishur.

Hallet që i ka  krijuar vetes me historitë e  sjelljes kriminale, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë në të tre mandatet e qeverisë.

Po çfarë kërkon që të arrijë ky njeri, që me neverinë e krijuar ndaj tij, ka spërkatur tashmë të gjitha tryezat e kancelarive perëndimore, duke u përulur si klloun brenda statusit  kryeministror të një vendi, të cilit i ka dhuruar veç imazhin e manipuluar dhe shkatërrim?!

Sot, për të shkuar përtej oqeanit, nuk e ka rrugën më të shtruar me qilim të kuq të korruptuar si dikur nga  Sorosi dhe Wokizmi që kishin hedh shtat në shumicën e zyrave në mandatin e presidentit Biden. Prandaj më shumë duket një Donkishot, se sa një kryeministër.

Edi Rama e ka korruptuar kaq keq shoqërinë shqiptare me historitë e tij personale të allishverisheve, trafikut , drogës, por edhe të pushtetit të tij, saqë edhe përmendja e emrit shpreh pa asnjë teprim simbolin e një hajduti  dhe manipulatori .

Po pse po rend kaq shumë për një fotografi në Shtëpinë e Bardhë kreu organizatës kriminale?

Atij pothuajse i është hequr priza nga i gjithë faktori demokratikë ndërkombëtarë dhe me CV- në e tij kriminale vazhdon i tmerruar  që të luftojë p֝ër të arrirë atë që është e pamundshme për të ndryshuar fatin e tij.

Po të ndjekim me një kthim koke të shpejt mbrapa, postimet e kryeministrit tonë në facebook të cilat nëpërmjet Drejtorisë së Propagandës shpërndahen si metastaza kanceri dhe mbulojnë “dynjanë”, e kupton, se loja e imazheve të tij nuk është thjesht propaganda, por qëllim në vetvete. Ky qëllim nuk është pasqyrim i një realiteti, por një ndryshim i tejskajshëm i tij, një deformim i reales deri në kufijtë e imagjinatës.

A mund të shkojë më për vizitë në Shtëpinë e Bardhë nusja e Bilalit dhe miku i McGonigalit?!

Legjendat urbane thonë se Edi Rama ka mbledhur mbi 12 milionë euro për të lobuar për Hashim Thaçin, mbi mundësinë e nxjerrjes nga burgu i Hagës, ku ndodhet tani dhe të gjykohet në gjendje të lirë.

Po ku shkuan ato lekë në fakt?

Në lobimet e fotografisë përtej Atlantikut dyshoj se kanë shkuar.

Të jetë e vërtetë?!

Jam i prirur ta besoj, duke ditur historitë korruptuese të lobimeve të tij.

Ku ka zë, nuk është pa gjë, thotë populli.

Ndaj gjithmonë jam i prirur t’i besoj në çdo gjë thënies së Arben Ahmetajt, se kur ta marrin vesh shqiptarët se kush është Edi Rama, do jetë shumë vonë.

About Redaksia

Check Also

Ikja e ambasadorëve të “barit”

Nga Basir ÇOLLAKU Shqipëria ka episodet e saj në zhvillimet përmbysëse në SHBA. Soros kapja …