Të gjithë krerët e administratës në fushatë për vota për PS. Qytearët thonë se nuk kanë besim të denoncojnë në SPAK pasi u bëhet pulik emri dhe ndaj tyre nis hakmarrja, ndaj preferojnë mediat e opozitës.
Vetë SPAK mund të konfirmojë këto akuza që bëhen duke ndjekur gjurmët e qelizave të celularëve të këtyre drejtorëve që po shkelin ligjin duke bërë fushatë për Partinë.
Denoncimi
“Dua të denoncoj nje afere me zgjedhjet. Drejtoresha e Tatimeve në Korçë, Daniela Liçi bën gjithë ditë fushatë për kandidaten e PS, Besa Spaho.
Nuk e gjen asnjëherë në zyrë Drejtoreshën sepse është në terren për vota. Tatimet në Korçë janë në dispozicion të fushatës. Ajo për bënë fusjhatë dhe kërkon vota në çdo biznes për kandidaten, Besa Spaho. Bile i thotë që shikoni sa vota të tjera keni përveç votave personale.
“Ta votojmë Besën se është çupë e mirë”, thonë ata.
Po ju them se kjo Drejtoresha e Tatimeve në Korçë ka me vite që është e komanduar që kur kapën dhe futën në burg ish-drejtorin. Kjo është kushërirë e ministres Evis Kushi dhe motra e ish drejtorit të portit të Durrësit.
Kurse kjo kandidatja e PS është nënkryetare e Bashkisë Korçë, ka qenë drejtoreshë e Hipotekës në Korçë dhe ka punuar më parë për hajdutin e Aluiznit Artan Lame në Tiranë për shumë vite. Ne jemi demokratë dhe nuk duam të votojmë PS por këta mund të na kërkojnë nesër edhe prova që kemi votuar. Ata në SPAK thanë që të denoncojmë por edhe atje kemi frikë se na del emri. Të lutem bëje publike”, përfundon mesazhin qytetari që kërkon të mbetet anonim.