Abuzim me tenderat, dërgohet për gjykim Plarent Ndreca

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtaren Elsa Ulliri, ka pranuar kërkesën e bërë nga SPAK për të marrë në gjykim dosjen e deputetit socialist, Plarent Ndreca.

Ndreca akuzohet për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës kur mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Kjo akuzë lidhet me dyshimet për favorizimin e disa palëve në proceset e tenderëve, duke shpërfillur rregullat e barazisë dhe konkurrencës.

Kujtojmë se Plarent Ndreca është renditur si kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste për zgjedhjet e pritshme, të cilat pritet të mbahen më 11 maj.

About Redaksia

Check Also

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies!

Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh …