Berisha: Arrestimi i Imamoglu, përpjekje për një Turqi pa opozitë!

Kryetari i PD, Sali Berisha reagon pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, rivalit të presidentit turk, Erdogan. Berisha shkruan se, arrestimi i liderit të opozitës, përpjekje për një Turqi pa opozitë

Reagimi

Arrestimi i liderit të opozitës dhe bashkëpunëtorëve të tij, një përpjekje për një Turqi pa opozitë!

Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm.

About Redaksia

Check Also

Vrasja e prodhimit vendas/ 606,4 mijë tonë produkte ushqimore u importuan në 7 muaj

Zgjerimi i shpejtë i turizmit po krijon një treg gjithnjë e më të madh për …