Këlliçi shkruan se, këto dy figura të respektuara, do të jenë garancia e kësaj fitoreje, njëjtë sikurse entuziazmi i takimit në Njësinë 2.
Statusi
Me demokratët e Njësisë nr. 2, zemrën e Tiranës dhe zemrën e fitores së Partisë Demokratike në 11 Maj
I privilegjuar të drejtoj fushatën elektorale në këtë njësi, sot pate kënaqësinë të prezantoja dy kandidatet tona për deputete, znj. Mimoza Hajdarmataj dhe znj. Jorida Tabaku, dy figura të respektuara, që do të jenë garancia e kësaj fitoreje ashtu si e entuziazmit në takimin tonë.
Kurrë kontrasti s’ka qenë më i qartë dhe kurrë ofendimi ndaj qytetarëve më i dukshëm, kur përballë nesh vendosen simbolet e korrupsionit si investitorja strategjike Olta Xhaçka dhe zëdhënësi i 5D, Elton Kacidhja.
Qytetarët e Tiranës do dinë t’u japin përgjigjen e merituar në mënyrë demokratike.
Bashkë mundemi
Gazeta RD