Berisha: Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se, armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm

Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një ndjekësi i cili e pyeti se kush janë politikanë që të kanë frymëzuar. Berisha tha se, më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm.
“Pyetje interesante, sigurisht që ka politikanë që më kanë frymëzuar shumë.
Këta politikanë që më kanë frymëzuar, më kanë frymëzuar me akte madhore të guximit.
Më ka frymëzuar shumë Çërçilli kur thotë se nuk dorëzohemi kurrë por do luftojmë në tokë, në det, në ajër, në një kohë kur situata ishte dëshpëruese për Britaninë e Madhe.
Më ka frymëzuar jashtë mase Ronald Regan kur deklaroi se çështja gjermane është çështje e lirisë së njerëzimit, zoti Gorbaçov rrëzojë këtë mur.
Më ka frymëzuar shumë Donald Tramp kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm, në kuptimin që janë ata që mbanin flamurin e censurës, që politizonin në mënyrë ekstreme drejtësinë, që ndërmerrnin shkatërrimet masive të simboleve të historisë së SHBA si në revolucionin kulturor kinez apo kundër kishave dhe xhamive në Shqipëri.
Pra, ata që më kanë frymëzuar më shumë kanë qenë njerëzit e vendimeve të guximshme.
Më ka frymëzuar Martin Luter, që para konklavës që do ta hidhte në zjarrin e truve, u thotë gjykatësve se gjithçka kam thënë, e kam thënë me ndërgjegje të plotë dhe me bindjen time më të plotë.
Pra, frymëzuesit e mi më të mëdhenj janë guximtarët më të mëdhenj. Unë ndoshta e kuptova në këtë formë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ushtria e Ballukut për manipulimin/ Emrat e 420 patronazhistëve në institucione

Qarku i Fierit, i konsideruar si bastion historik i së majtës, tejkaloi edhe pritshmëritë më …