Kryetari i PD, Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe fjalimin që do të mbajë në Kongrësin e Partive Popullore Evropiane në Valencia të Spanjës.
Interesimit të gazetarëve rreth fokusit të fjalimit në PPE, Berisha tha se do të paraqesë të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Është kongresi i Partive Popullore, ku marrin pjesë 13 kryeministra dhe gjithë kryetarët dhe unë jam e do të mbaj një fjalë, më është përcaktuar koha, më është dhënë koha të mbaj dhe unë fjalën e time e do të shkoj. Do të përpiqem ta ekonomizoj kohën në mënyrën sa më racionale.
Ajo është një ngjarje shumë e madhe, për jetën e Partisë Popullore dhe Partisë Demokratike, si anëtare e asociuar që është e kësaj organizate.
Jam i nderuar që do të shkoj dhe të paraqes Shqipërinë, të vërtetat siç i ka Shqipëria dhe u them unë ju, që kjo paraqitje e të vërtetave të Shqipërisë, do të ndihmojë shumë, Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.